27 Dhjetor 2024

AKPM ndëshkon 70 farmaci për barna ilegale

Prishtinë, 23 tetor - Inspektorati farmaceutik i Agjencionit Kosovar për Produkte Medicinale ka ndëshkuar 70 subjekte farmaceutike, ku në 60 prej tyre është kryer edhe aksioni i konfiskimit.

Kjo për shkak se në këto farmaci janë gjetur barna ilegale, barna me banderolë të Serbisë dhe barna me mungesë të farmacistit.

Arianit Demaj, ushtrues detyre i drejtorit të AKPM-së, ka dalur sot me një raport të punës një vjeçare të këtij institucioni. Sipas tij, gjatë kësaj kohe ka pasur shumë ndryshime pozitive në proceset e punës në AKPM dhe në legjislacionin farmaceutik, ku theksoi majin e këtij viti që ka hyrë në fuqi ligji për produkte dhe pajisje medicinale.

“Ne jemi dëshmitarë se kjo dukuri ka filluar të zvogëlohet për shkak se ne e shohim këtë edhe me dhënien e licencave për import në AKPM, fatkeqësisht ka raste kur vërtetë ka barna të cilat nuk duhet të qarkullojnë në tregun e Republikës së Kosovës por në çdo moment AKPM është e hapur edhe për secilin që ka informatë që dikun ka hasur në barnatore të tilla, që të raportojë dhe që menjëherë inspektorati do të ndërmarrë masa”, ka thënë ai.

Por problem për të vazhdon të jetë numri i vogël i inspektorëve farmaceutik. Aktualisht veprojnë 10 të tillë, e sipas Demajt, për të kryer aktivitete të tilla ne terren duhet të jenë së paku 20 inspektorë farmaceutik.

Demaj tha se ka rritje masive të licencimeve të barnatoreve dhe të depove në Kosovë. Gjithashtu, përmendi edhe rritje të importeve të barnave që sipas tij është shumë e rëndësishme pasi që në këtë mënyrë po bëhet legale hyrja e të gjitha barnave në Kosovë duke u ulur kështu hyrja ilegale e tyre.

Përparësi tjetër të punës në AKPM gjatë këtij viti, Demaj e vlerëson dhënien e banderolave për të cilat është dashur të pritet me javë ose ma muaj, e tani një procedurë e tillë kryhet brenda 24 orëve.

Si shumë të rëndësishëm, Demaj e vlerëson edhe themelimin e departamentit për narkotik.

“Nga ndryshime të rëndësishme është themelimi i departamentit për narkotikë i cili aktualisht vepron në kuadër të departamentit për licencim si divizion, por me qëllim të krijimit të një situate e cila do të jetë në kontrollë për KAPM-në do të ngritet përgjegjësia, pra, ndaj një departamenti dhe do të punësohen staf shtesë i cili do të mbikqyrë dhënien e barnave narkotike në të gjitha barnatoret e Republikës së Kosovës”, ka thënë ai.

Këtë vit, në AKPM janë dhënë dy licenca për prodhues vendorë të cilët kanë plotësuar kushtet e prodhimit, ndërkohë që katër të tjerë janë në pritje. Aktualisht në Kosovë ka 530 barnatore të licencuara dhe janë rreth 170 qarkullues me shumicë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)