29 Prill 2024

Ahmeti, takohet me përfaqësuesit e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë

Prishtinë, 13 janar – Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, u takua me përfaqësuesit e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës. për t’i diskutuar disa çështje urgjente si dhe për të folur për bashkëpunimin në të ardhmen.


Kryetari Ahmeti ndër të tjera ngriti çështjen e punëtorëve të sigurimit edhe të punëtorëve të higjienës nëpër Qendrat e Mjekësisë Familjare. “Punëtorët e sigurimit dhe punëtorët e higjienës nëpër Qendrat e Mjekësisë Familjare, me shërbimet e privatizimit janë privatizuar nga administrata e kaluar, kanë pasur probleme edhe me paga, edhe me orar të punës, e po ashtu edhe me kushtet e punës.

Diskutuam edhe për shumë çështje tjera që kanë të bëjnë me ligjin për sigurime shëndetësore dhe tentimet e vazhdueshme të hapjes së mundësive për privatizimin e shërbimeve shëndetësore, ku ne bashkërisht me sindikatat i kundërshtojmë dhe do të shohim se si të bashkëpunojmë në të ardhmen që të parandalojmë rastet e tilla”, u shpreh Ahmeti.


Blerim Syla nga Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës kërkoi nga Kryetari i Komunës që tash të bashkëpunojnë sa më shumë për ta shpëtuar shëndetësinë publike, ngase nëse shkohet me këtë ritëm, shëndetësia publike do të shkojë drejt privatizimit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)