23 Dhjetor 2024

Ahmeti: S`ka nevojë për mbyllje, vetëm për identifikim të vatrave me Covid 19

Prishtinë, 26 tetor - Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se ditët e ardhshme në vend mund të jenë të vështirë nga situata pandemike.

I pari i kryeqytetit ka thënë se ajo çfarë ndodhi dje në Maqedoninë Veriore duhet të jetë alarm edhe për Kosovën.

“Shtetet fqinje po ballafaqohen me numra alarmant të virusit. Vetëm dje Maqedonia ka pasur mbi 600 raste të reja dhe 22 viktima. Shumë shtete Evropiane po ballafaqohen me mbyllje të reja për shkak të numrave alarmant", ka theksuar Ahmeti.

Kosova sipas tij duhet të jetë në dilemë në mungesë të hulumtimeve. Para një muaji kemi pas një krizë të madhe dhe numra të lartë në krahasim me fqinjët.

"Zakonisht kemi qenë 2-3 javë me vonesë në krahasim me shtetet tjera. Kësaj radhe disa po shpresojnë se krizën që tani tjerët po e kalojnë e kemi kaluar para një muaji."

"Duke marr parasysh rrezikun dhe lidhshmërinë me shtetet fqinje, duhet të anojmë në anën e kujdesit. Posaçërisht pas rritjes së numrave tek ne në mbi 130 në ditë. Disa mund të jenë pasojë e hapjes së shkollave, por tani ekziston edhe rreziku i bartjes së virusit edhe më shumë nga shtetet fqinje. Udhëtimi pa viza mund ët jetë edhe një prej arsyeve pse shtetet fqinje kanë më shumë infeksione tani."

"Keni kujdes këto ditë! tashmë i dini masat e mbrojtjes. Shkollat po mbyllen në momentin kur më shumë se 5 përqind e stafit janë të infektuar me virus. Kjo po mban numrat në nivel të menaxhueshëm. Nuk kemi nevojë për mbyllje e restriksione shtesë nga qeveria. Kemi nevojë që vatrat të indetifikohen dhe të trajtohen."

Prishtina ka disproporcionalisht më shumë testime prandaj edhe komunat tjera nuk bën të relaksohen sepse si përqindje e testimeve, jemi të gjithë në një nivel” shkruan Ahmeti në njoftim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)