Ahmeti e Vitia inspektojnë renovimet në Qendrat e Mjekësisë Familjare
Prishtinë, 28 dhjetor - Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, së bashku me Drejtorin e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Arben Vitia, do ta vizitojnë Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, ku do ti inspektojnë renovimet në këtë qendër dhe vendosjen e ashensorëve për pacientë që kanë vështirësi të ngjiten shkallëve.
Kryetari Ahmeti dhe Drejtori Vitia po ashtu do ta vizitojnë Qendrën e Studentëve, ku me drejtuesit e kësaj qendre do të bisedojnë rreth mundësisë së hapjes së një ambulance brenda Qendrës, për nevoja të studentëve.
Ndërkaq, në fund te agjendes se tyre ata do ta vizitojnë Qendrën e Mjekësisë Familjare në Breg të Diellit, ku poashtu do ti inspektojnë renovimet dhe vendosjen e ashensorëve.