Agjensioni Çek për Zhvillim ndihmon Klinikën e Syve
Prishtinë, 14 maj - Sot në Klinikën e Syve të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) do të bëhet dorëzim-pranimi i donacionit me aparatura oftalmologjike në vlerë 21 mijë euro nga “People in Need” mundësuar nga Agjensioni Çek për Zhvillim.
Pranimi i donacionit bëhet pas kryerjes së procedurave të nevojshme nga ana e komisionit për donacione.
Ceremonia e dorëzim- pranimit të donacionti bëhet në Klinikën e Syve.