Agani u nderua me mirënjohje nga Shoqata Kosovalilar
Prishtinë, 22 prill - Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, ka pritur drejtuesit e Shoqatës Kulturore Kosovalilar me seli në Stamboll, me çrast edhe u nderua me mirënjohje për kontributin e dhënë në forcimin e lidhjeve në mes dy popujve dhe kontributin në shëndetësi.
Mirënjohja Kryetarit Agani iu dorëzua nga Faruk Sakirler, kryetar i shoqatës kosovare në Stamboll, i cili i premtoi kryetarit të PD-së se do të angazhohen edhe më tutje që lidhjet mes dy popujve të fuqizohen si në aspektin kulturor, ashtu edhe në atë politik e ekonomik.
Edhe kryetari Agani, falënderoi drejtuesit e kësaj shoqate dhe u zotua se do të angazhohet që miqësia mes dy popujve të kultivohet dhe të ruhet edhe në të ardhmen, ngase dy popujt ndajnë së bashku shumë vlera të përbashkëta.