Agani takon kreun e Universitetit të Dartmouthit dhe AUK-it
Prishtinë, 13 shtator - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Ferid Agani, priti sot në një takim një delegacion të Universitetit të Dartmouthit (SHBA) dhe të Universitetit Amerikan në Kosovës (AUK), të kryesuar nga Carol Folt, drejtor ekzekutiv i Universitetit të Dartmouthit dhe Christopher Hall, president dhe kryeshef ekzekutiv i AUK-ut.
Gjatë takimit u shqyrtuan modalitetet e bashkëpunimit midis MSh-së me Universitetin e Dartmouthit dhe AUK-ut në lëmin e edukimit mjekësor dhe aftësimit profesional.
Ministri Agani vlerësoi se ekziston një nevojë imediate për themelimin e një Fakultetit të Shkencave Mjekësore për bashkëpunim me Universitetin e Dartmouthit si dhe nevoja për zhvillimin e kapaciteteve hulumtuese shkencore në lëmin e shëndetit të nënës dhe fëmijës, veçanërisht në aspektin e ndikimit të faktorëve mjedisor, në bashkëpunim ndërmjet Universitetit të Dartmouthit, AUK-ut dhe Ministrisë së Shëndetësisë e Universitetit të Prishtinës.
Gjatë takimit u shpreh interesimi për bashkëpunim të rregullt në realizimin e objektivave të përbashkëta.