22 Dhjetor 2024

Agani: Reformat instrument i nevojshëm për shëndetësinë

Prishtinë, 23 mars - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, dr. Ferid Agani, tha sot se reformat janë një instrument i nevojshëm për të çuar shëndetësinë kosovarë në drejtimin e duhur.

Duke paralajmëruar fillimin e punës së dy grupeve punuese të cilat do të nisin punën nesër në Ligjin e Sigurimeve Shëndetësore dhe në Ligjin e ri të Shëndetësisë, Ministri Agani, tha se reformimi i shëndetësisë kosovare është një proces i domosdoshëm, duke e ditur situatën aktuale në shëndetësi.

Këto komente, Ministri Agani i bëri sot në një tryezë të rrumbullakët me temën: “Cilësia e shërbimeve shëndetësore”, organizuar nga Ministria e Shëndetësisë, dhe në të cilën ka marrë pjesë edhe prof. dr. Isuf Kalo, drejtor i Qendrës Kombëtare të Cilësisë , Sigurisë dhe Akreditimin e Institucioneve shëndetësore në Shqipëri.

Në këtë tryezë, Ministri Agani, tha se programi i tij reformues mbështetet në tri shtylla që janë pjesë edhe e Programit të Qeverisë së Kosovës: për shëndetësinë:

E para-përgatitja e vet Ministrisë së Shëndetësisë për procesin e reformave që nënkupton riorganizimin dhe fuqizimin e kapaciteteve të MSH-së që kjo Ministri të jetë shumë më dinamike;

E dyta-reformimi i sistemit publik shëndetësor që aktualisht është në pozitë të pabarabartë me sistemin privat përmes transformimit të sistemit të institucioneve shëndetësore në ndërmarrje publike; dhe,  e treta-themelimi i sistemit të sigurimeve shëndetësore që do të mbështetet në parimet moderne organizative e funksionale, duke nisur së pari me fuqizimin e kapaciteteve brenda vet MSH-së, si AKSHP-në, për të kaluar pastaj në mbledhjen e kontributeve nga Fondi i Sigurimeve dhe kontraktimi i shërbimeve shëndetësore.

Pasi i ka elaboruar në detaje këto tri shtylla të reformës, Ministri Agani, tha se ato janë ambicioze, por duhet energji dhe ato është e mundur të bëhen.

Sekretari i Përgjithshëm i MSH-së, dr. Ilir Tolaj, tha se MSH është e vetëdijshme dhe e gatshme për t’u sfiduar me përmirësimin e cilësisë së shërbimeve dhe në funksion të kësaj, plani afatmesëm i MSH-së ka përcaktuar objektivat, aktivitetet dhe mjetet që janë në funksion të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve shëndetësore.

“Të vësh në agjendë veprimet për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore do të thotë të ballafaqohesh me një nga sfidat më të mëdha të reformimit të sistemit shëndetësor dhe ballafaqimin me shumë pyetje e dilema: Çka do të thotë cilësi, si definohet ajo në kontekstin tonë, në cilin nivel i kemi shërbimet dhe çfarë niveli duam të arrijmë”, tha Tolaj.

Profesori nga Tirana Isuf Kalo, ka bërë një elaborim të veçantë cilësisë së shërbimeve, duke sjellë fakte e argumente rreth cilësisë së shërbimeve në Shqipëri, përfshirë këtu anët pozitive dhe të metat e sistemit.

Ai ka veçuar se Shqipëria ka themeluar një Strategji të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve që udhëhiqet nga Qendra Kombëtare e Cilësisë , Sigurisë dhe Akreditimin e Institucioneve shëndetësore, por që sipas tij, në këtë tema ka ende shumë e shumë sfida, që duhen adresuar e punuar në zgjidhjen e tyre çdo ditë.

Sipas profesor Kalos, në Kosovë ka prerogativa të mira që të ecet tutje në ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore.

Në këtë tryezë të rrumbullakët janë prezantuar edhe disa raporte rreth cilësisë së shërbimeve dhe politikave shëndetësore të MSH-së, sikur që kanë zhvilluar edhe diskutime rreth implementimit të politikave që çojnë kah ngritja e cilësisë së shërbimeve shëndetësore që është një sfidë e madhe për secilin sistem shëndetësor.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)