22 Dhjetor 2024

Agani priti përfaqësues të Grupit mjekësor Acibadem nga Turqia

Prishtinë, 1 mars - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Dr. Ferid Agani, priti sot një delegacion të Grupit mjekësor nga Turqia “Acibadem”, të kryesuar nga zëvendësdrejtori i përgjithshëm, Yalcin Nak me bashkëpunëtorë.

Në këtë takim, Nak ka prezantuar mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet këtij grupi të mirënjohur ndërkombëtar në lëmin e mjekësisë dhe shëndetësisë kosovare. 

Janë shqyrtuar mundësitë e bashkëpunimit të ndërsjellë në kuadër të partneritetit publiko-privat dhe është arritur marrëveshja për vazhdimin e studimeve të mundësive të reja të bashkëpunimit midis grupit mjekësor nga Turqia dhe institucioneve shëndetësore të Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)