23 Dhjetor 2024

Agani po merr pjesë në kongresin për shëndetësi në Turqi

Prishtinë, 24 - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Ferid Agani, me ftesë të Rektorit të Universitetit të Gaziantepit, po merr pjesë në Kongresin e I-rë të bashkëpunimit regjional në lëmin e shëndetësisë, i cili po mbahet në qytetin e gjashtë më të madh të Republikës së Turqisë, Gaziantep.

Në Kongres po marrin pjesë Ministrja e Familjes dhe Çështjeve Sociale e Turqisë, znj. Fatma Sahin si dhe Sekretari i Shtetit  për Shëndetësi, Nihat Tosun, si dhe personalitete të rëndësishme shëndetësore të rajonit dhe Lindjes së Mesme si nga Bosnja e Hercegovina, Iraku, Jordania dhe shtete të tjera.

Ministri Agani në fjalën e tij në këtë Kongres theksoi rëndësinë e bashkëpunimit regjional në lëmin e shëndetësisë, duke e parë këtë kongres si një perspektivë të mirë të avansimit.

Gjatë punimeve të Kongresit, Ministri Agani shqyrtoi mundësitë e zhvillimit të programeve të reja të trajnimit specialistik, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë të Republikës së Turqisë dhe shteteve të tjera në rajon.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)