22 Dhjetor 2024

Agani po merr pjesë në dy konferenca mjekësore në Tiranë

Prishtinë, 28 prill - Me ftesë të organizatorëve, Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Ferid Agani, po merr pjesë sot në Konferencën e përbashkët të Shoqatave të Gjinekologëve dhe të Obstetërve të Shqipërisë dhe të Kosovës, që po mbahet në Tiranë prej sot e deri më 30 prill 2011,  nën patronatin e Kryetares së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Jozefina Topalli.

Gjatë ditës së nesërme ndërkaq, Ministri Agani, do të marr pjesë edhe në Konferencën ndërkombëtare rajonale të Onkologjisë, e cila gjithashtu do të mbahet prej nesër e deri më 30 prill në Tiranë, nën patronatin e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha.

Në të dy këto konferenca, Ministri Agani, do të mbajë fjalë rasti, ku do të theksojë nevojën e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës e Shqipërisë në lëmin e Shëndetësisë si dhe integrimit të këtyre përpjekjeve të përbashkëta në kontekstin rajonal.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)