24 Dhjetor 2024

Agani përgëzoi ekipin e ekspertëve për mbajtjen e simpoziumit

Prishtinë, 8 tetor - Ministri i Shëndetësisë së Republikës së Kosovës Ferid Agani priti sot ekipin e ekspertëve të fushave mjekësore nga SHBA, Meksika, Republika Çeke, Lituania, etj. të shoqëruar nga Dr. Bujar Gjikolli, president i KOMC, pjesëmarrës të Simpoziumit të Dytë Satelitor: Imazheria e avancuar diagnostike dhe terapeutike, që u mbajt dje dhe sot në Prishtinë.

Në këtë takim, Ministri Agani përgëzoi ekipin e ekspertëve për mbajtjen e simpoziumit, që ishte një mundësi shumë e mirë për këmbimin e përvojave profesionale midis profesionistëve të huaj me profesionistët shëndetësor nga Kosova.

Ministri Agani i njoftoi ata edhe me procesin e reformave në shëndetësi, mbështetjen për këtë proces nga Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar, OBSH, UNICEF, LUX/DEV dhe partnerët e tjerë.

“Nuk ka reformë pa ngritjen e aftësive profesionale të profesionistëve dhe në këtë kontekst e vlerësoj edhe simpoziumin që u mbajt” tha ministri Agani, duke siguruar se programet e këtilla të bashkëpunimit do të vazhdojnë dhe mbështeten nga MSH-ja edhe në të ardhmen.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)