Agani në Turqi, takohet me kryeministrin Erdogan
Stamboll, 27 prill - Gjatë ditës së dytë të qëndrimit në Stamboll, Ministri Ferid Agani është takuar me Kryeministrin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe Ministrin e Shëndetësisë së Turqisë, Dr. Mehmet Muezzinoglu, me të cilët është biseduar për thellimin e bashkëpunimin midis dy shteteve në fushën e shëndetësisë dhe avancimin e këtij bashkëpunimi.
Në këtë takim, Ministri Agani ka kërkuar rritjen e numrit të pacientëve kosovarë që trajtohen falas në spitalet e Turqisë në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit Kosovë-Turqi dhe ndihmën e shtetit turk në procesin e anëtarësimit të Kosovës, në Organizatën Botërore të Shëndetësisë.
Në takimet në Stamboll, Ministri Agani është i shoqëruar edhe nga Kryetari i Komisionit Parlamentar për Shëndetësi të Kuvendit të Kosovës, z. Fikrim Damka.
Në këtë simpozium ndërkombëtar në Stamboll, po merr pjesë edhe vet drejtoresha ekzekutive e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, znj. Margaret Chan.
Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Prof. Dr. Ferid Agani, po merr pjesë në Simpoziumin ndërkombëtar kushtuar politikave globale rreth alkoolit, që po mbahet në Stamboll të Turqisë, me ftesë të homologut të tij nga Republika e Turqisë, Mehmet Muezzinoglu.