Agani në Tiranë në konferencën për financimin e shëndetësisë
Prishtinë, 12 dhjetor - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Ferid Agani, udhëtoi sot në Tiranë me ftesë të homologut të tij, Ministrit Petrit Vasili, për të marrë pjesë në Konferencën ndërkombëtare: Sistemi shëndetësor, reformat në financim, përmirësimi i efiçencës dhe cilësisë së shërbimit- Eksperienca rajonale e ndërkombëtare, që nesër i zhvillon punimet në Tiranë.
Kjo konferencë e organizuar nga Universiteti Katolik Zoja e Këshillit të Mirë - Aula Magna, do të trajtojë tema që lidhen me reformat në sistemet e financimeve shëndetësore, fuqizimin e kapaciteteve menaxheriale, futjen e sistemit DRG në sistemin shëndetësor kombëtar, etj.
Në këtë konferencë, Ministri Agani do të flasë për reformat në financim, si pjesë e reformës gjithëpërfshirëse të sistemit shëndetësor.