Agani në Simpoziumit Ndërkombëtar të Shoqatës së Farmacistëve

Prishtinë, 7 dhjetor - Ministri i Shëndetësisë Ferid Agani, morri pjesë sot në hapjen e Simpoziumit Ndërkombëtar të organizuar nga Shoqata e Farmacistëve të Kosovës (ShFK), që po mbahet në Prishtinë me temën Përgjegjësitë e reja të farmacistëve dhe kujdesi farmaceutik.
Ministri Agani tha se këto simpoziume janë të mirëpritura dhe sigurisht dobiprurëse për farmacinë kosovare duke e ditur se farmacia është boshti kryesor i shëndetësisë.
Ai tha se para dy vite e gjysmë, ky sektor, ka qenë me shumë probleme, por me punën e vazhdueshme të Ministrisë së Shëndetësisë, tani situiata qëndron shumë më mirë.
Natyrisht se ne si Ministri dhe ju Shoqata e Farmacistëve të Kosovës duhet ta rrisim nivelin e besimit dhe mirëbesimit që dukuritë negative në sektorin farmaceutik ti a luftojmë, tha Ministri.
Ai tha se potenciali kadrovik profesional i ri, jep shpresë që reformat që kanë nisur do të realizohen. Në këtë aspekt, shtoi më tej Ministri Agani, themelimi i Odës së Farmacistëve, do të jetë pjesë e këtij procesi reformues, dhe në këtë aspekt ShFK duhet ta jap kontributin e saj, që Oda që do të themelohet ta marrë udhëheqjen e këtij sektori të rëndësishëm kosovar duke mos harruar se me aprovimin e Ligjit të Sigurimeve Shëndetësore, ndryshimet do të jenë më të lehta.
Kryetari i Shoqatës së Farmacistëve të Kosovës, Besim Muzaqi, theksoi se qëllimi i këtij Simpoziumi është ngritja dhe zhvillimi i farmacistëve në nivelin më të lartë, në frymën e përgjegjësive të reja që sot parashtrohen para profesionistëve të fushës së farmacisë.
Në këtë simpozium, ekspertë ndërkombëtar të farmacisë dhe ata vendorë do të këmbejnë eksperienacat e reja në fushën e farmacisë përmes prezantimeve të ndryshme dhe diskutimeve të temave profesionale.