23 Dhjetor 2024

Agani në simpoziumin ndërkombëtar për politikat globale të alkoolit

Stamboll, 26 prill - Me ftesë të homologut të tij nga Republika e Turqisë, Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Prof. Dr. Ferid Agani, po merr pjesë sot në Simpoziumin ndërkombëtar kushtuar politikave globale rreth alkoolit, që po mbahet në Stamboll të Turqisë.

Në këtë simpozium të nivelit të lartë, në hapjen e të cilit ka marrë jesh edhe Kryeministri i Republikës së Turqisë, z. Recep Tayyip Erdogan, gjatë ditës së sotme po debatohet për politikat globale rreth kontrollit të alkoolit, ndërsa Ministri Agani ka marrë pjesë edhe në një tryezë të rrumbullakët në këtë temë me ministra të vendeve të tjera.

Gjatë ditës së nesërme ndërkaq, Ministri Ferid Agani, do të takohet me Ministrin e Shëndetësisë së Turqisë, Dr. Mehmet Muezzinoglu, me të cilin pritet të diskutohet për bashkëpunimin midis dy shteteve në fushën e shëndetësisë dhe avancimin e këtij bashkëpunimi.

Në këtë simpozium ndërkombëtar në Stamboll, po merr pjesë edhe vet drejtoresha ekzekutive e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, znj. Margaret Chan.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)