22 Dhjetor 2024

Agani: Ligji për sigurime shëndetësore se shpejti në qeveri

Prishtinë, 5 prill - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, dr. Ferid Agani, ka kryesuar sot takimin e grupeve punuese të Ligjit për Sigurime Shëndetësore dhe Ligjit të ri për Shëndetësi.

Pas themelimit të këtyre dy grupeve, të cilat i kryesore vet Ministri dhe pas takimit të parë që këto dy grupe kanë mbajtur ditë më parë, ato janë mbledhur  sot në sesione të mbyllura për të vijuar me punë në përgatitjen e Ligjit të Sigurimeve Shëndetësore dhe Ligjit të ri të Shëndetësisë.

Gjatë punës së sotme të grupeve, Ministri Agani, i ka njoftuar anëtarët e grupeve punuese me përparimet fillestare të bërë në ripunimin e këtyre dy ligjeve, me komentet e para që janë bërë në to dhe me dinamikën e ecjes së mëtejme, me qëllim që këto dy ligje bazë të reformës të jenë punuara dhe të dërgohen në Qeveri brenda njëqind ditëshit të parë të mandatit të Ministrit Agani në krye të Ministrisë së Shëndetësisë.

Gjatë punës në grupe janë dhënë ide dhe sugjerime të ndryshme për përmbajtjen e ligjeve, si dhe janë zhvilluar edhe debate në mënyrë që ligjet si produkte finale të jenë përmbajtësore dhe t’u përgjigjen nevojave të kohës në sistemin shëndetësor të Kosovës.

Sipas dinamikës së përcaktuar, grupet punuese do të mblidhen çdo javë deri në përfundimin e këtyre dy ligjeve dhe dërgimin e tyre në Qeveri e Kuvend, ndërsa këto dy ligje konsiderohen si një prej shtyllave të reformës të cilën në shëndetësi e ka nisur Ministri Ferid Agani. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)