Agani interesohet për rritjen e disiplinës financiare në shëndetësi
Prishtinë, 30 mars - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, dr. Ferid Agani, priti sot në një takim njoftues Auditorin e Përgjithshëm, Lage Olofsson.
Në këtë takim, u shpreh gatishmëria e dyanshme për bashkëpunim në vendosjen e disiplinës financiare brenda sektorit të shëndetësisë.
Ministri Agani e informoi Auditorin Olofsson me procesin e reformave në sistemin shëndetësor për çka Auditori i Përgjithshëm u shpreh i interesuar dhe shprehu gatishmërinë që të kontribuojnë në gjetjen e zgjidhjeve të mira ligjore, që do ta shtojnë përgjegjësinë financiare të menaxherëve brenda sistemit shëndetësor në Kosovë.