Agani: Është koha që vlerat etike të mbizotërojnë në mjekësi
Tiranë, 31 mars - Ministiri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës Dr. Ferid Agani morri pjesë sot në hapjen e konferencës ndëkombëtare Etika në mjekësi që i filloi punimet në Tiranë, në organizimin e seksionit mjekësor të Institutit Alb-Shkenca.
Gjatë fjalës së tij përshëndetëse Ministri Agani theksoi se është koha e fundit që vlerat etike në mjekësi të mbizotërojnë ndaj vështirësive financiare, të cilat çdo herë e më shumë po paraqiten si faktor përcaktues për cilësinë e shërbimeve shëndetësore.
Në vazhdim të fjalës së tij Ministri Agani konfirmoi vendosjen e vlerave etike mjekësore në themelet e reformës së sistemit shëndetësor në Republikën e Kosovës që se shpejti do të fillojë.
Në hapjen e konferencës përveç Ministrit Agani morri pjesë edhe Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Shqipërisë, Dr. Petrit Vasili.