27 Dhjetor 2024

Agani e Rusell bisedojnë për zbatimin e Memorandumit të Mirëkuptimit

Prishtinë, 22 shtator - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Ferid Agani priti sot në takim një delegacion të Programit të Kombeve të Bashkuara (UNDP), të kryesuar nga shefi i këtij misioni në Kosovë, Andrew Rusell.

Në këtë takim, është biseduar për bashkëpunimin midis Ministrisë dhe UNDP-së, në fusha të ndryshme brenda sektorit shëndetësor, në veçanti për zbatimin e Memorandumit të Mirëkuptimit të nënshkruar kohë më parë për të mbështetur aktivitetet e Projektit të UNDP-së: Mbështetje për përpjekjet kundër korrupsionit në Kosovë, të financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).

Ministri Agani ka njoftuar delegacionin e UNDP-së për zhvillimet në sektorin shëndetësor, reformën dhe ka shprehur përkushtimin e tij për zbatimin e masave dhe politikave që adresojnë çështjen e korrupsionit brenda sektorit shëndetësor, duke fuqizuar kornizën institucionale anti- korrupsion, masat për transparencë dhe llogaridhënie dhe identifikimin e fushave të tjera me prioritet, derisa UNDP do të ofrojnë asistencë teknike për MSh-në për adresimin e këtyre çështjeve.

Në këtë aspekt, MSH dhe UNDP janë pajtuar që të implementojnë Memorandumin e Mirëkuptimin me qëllim të fuqizimit edhe të bashkëpunimit me institucione të nivelit lokal, shoqërinë civile dhe qytetarëve.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)