25 Dhjetor 2024

Agani e Peci bisedojnë për zbatimin e Ligjit për Kontrollin e Duhanit

Prishtinë, 24 dhjetor - Ministri i Shëndetësisë Ferid Agani u prit sot në një takim nga Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Enver Peci, me të cilin biseduan për zbatimin e Ligjit për Kontrollin e Duhanit.

Në këtë takim, në të cilin u vlerësua lart përgjigja dhe vullneti i qytetarëve për të respektuar këtë ligj që mbron shëndetin publik, u diskutua për fuqizimin e aktiviteteve në mes të institucioneve, me qëllim që zbatimi i  ligjit të fuqizohet.

Ministri Agani kërkoi nga Kryesuesi i KGJK-së që gjykatat t’i procedojnë dhe trajtojnë në afate sa më të shpejta lëndët, të cilat janë proceduar në gjykata nga inspektoratet e ndryshme ndaj shkelësve të ligjit.

Nga ana e tij Kryesuesi i KGJK-së, Enver Peci tha se gjykatat do ta bëjnë një gjë të tillë dhe shumë shpejt, lëndët e dërguara në gjykata do të marrin përgjigjen dhe shkelësit e ligjit do të dënohen, ashtu sikur e parasheh Ligji për Kontrollin e Duhanit.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)