Agani e njofton Zhbogarin me procesin e reformave në shëndetësi
Prishtinë, 9 korrik - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, prof. dr. Ferid Agani, priti sot në një takim Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar.
Në këtë takim u bisedua për situatën aktuale politike në Kosovë, nevojën e respektimit të standardeve për të drejtat e njeriut në Kosovë dhe zhvillimet të tjera politike në vend.
Gjithashtu, në takim, Ministri Agani e ka njoftuar Samuel Zhbogar me procesin e reformave në shëndetësi dhe mundësitë e bashkëpunimit me Zyrën e Komisionit Evropian me qëllim të mbështetjes së reformave shëndetësore në Kosovë.