25 Dhjetor 2024

Agani e Haziri biseduan për reformat në shëndetësi

Gjilan, 21 mars - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës Ferid Agani me bashkëpunëtorë vizitoi sot Komunën e Gjilanit. Kjo vizitë u bë në kuadër të njoftimit të autoriteteve të reja komunale me procesin e reformave që janë duke u bërë nga MSh-ja.

Fillimisht ministri Agani u prit nga kryetari i Komunës së Gjilanit, z. Lutfi Haziri e shoqëruar nga Drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në këtë komunë, znj. Labinotë Demi Murtezi.

Minstri Agani njoftoi kryetarin Haziri  dhe drejtoreshën Demi-Murtezi me reformat që po bëhen në shëndetësinë e Kosovës, të cilat do ta rrisin nivelin e aftësisë profesionale të mjekëve dhe profesionistëve të tjerë shëndetësor, duke ju ofruar shërbime sa më cilësore pacientëve, por edhe përmirësimin e kushteve infrastrukturore, që profesionistët shëndetësor të munden të ushtrojnë detyrën e tyre sa më mirë dhe më lehtë që është e mundshme.

Edhe kryetari Haziri u pajtua se është shumë e rëndësishme kjo reformë e cila do të reflektojë edhe për popullatën e kësaj ane dhe u zotua se do ta mbështesë pa rezervë avancimin e kësaj reforme në këtë komunë.

Gjatë takimit është biseduar edhe për zbatimin e Ligjit për Kontrollin e Duhanit. “Ministria e Shëndetësisë pret nga qytetarët e Komunës së Gjilanit zbatim sa më të madh të këtij ligji, si vërtetim i vlerave të larta qytetëruese”, tha Agani

Më pastaj ministri Agani, bisedoi me drejtoreshën e Drejtorisë për shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale për Komunën e Gjilanit, e cila njoftoi për planet dhe nevojat që ka shëndetësia në këtë komunë.

Ministri Agani vizitoi edhe Spitalin Rajonal të Gjilanit ku me drejtorin e këtij spitali dr. Abdyllatif Latifi dhe profesionistët e spitalit biseduan për reflektimin e reformës shëndetësore në nivelin e shërbimeve të kujdesit dytësor shëndetësor dhe rolin e spitaleve të përgjithshme në kuadër të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, brenda të cilit do të jenë të integruar, si dhe ngritjen e cilësisë së shërbimeve që është edhe qëllimi i reformës shëndetësore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)