22 Dhjetor 2024

Agani: Do punojë për ligjin e sigurimeve shëndetësore

Prishtinë, 5 mars - Ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani është i përkushtuar që të punojë për ndryshimin e ligjeve në shëndetësi, veçanërisht në ligjin për sigurime shëndetësore
 
Ai premton përkushtim në sferën e aplikimit të ligjeve në shëndetësi, konkretisht ligjit për sigurim shëndetësor.

”Koncepti im politik sa i përket sfidave me të cilat shëndetësia kosovare është duke u ballafaquar është që ne duhet të shfrytëzojmë sa më shumë që është e mundur përvojat e shtetit shqiptar. Në këtë drejtim kemi të bëjmë përafërsisht me një situatë të njëjtë ekonomike sociale dhe politike dhe me një mentalitet të përafërt si në aspektin e shfrytëzuesve të shërbimeve ashtu edhe në aspektin e punëtorëve shëndetësor”.

Sipas tij, ndërrimi i shpeshtë i ministrave të këtij dikasteri, si dhe menaxhimi jo i mirë në lëmin e shëndetësisë së vendit, ka bërë që shëndetësia në vend të jetë në këtë gjendje, i cili premton ndryshime në të ardhmen.

Ndërkaq, kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë se Kosovës, Blerim Syla, kërkoi që sa më shpejtë të fillojë së aplikuari ligji për sigurimet shëndetësore.

Ai tha se qytetarët më pas nuk kanë nevojë me ble barna ashtu siç kanë blerë deri me tani. Syla thotë se FSSHK-ja, ka ekspertë shëndetësor dhe është e hapur që të bashkëpunoj me Ministrin e Shëndetësisë rreth ligjit për sigurime shëndetësore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)