Agani diskutoi me ekspertët e Fondit Global projektet e bashkëpunimit
Prishtinë, 10 janar - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Ferid Agani, priti sot në takim ekspertët e Fondit Global, dr. Alois Dorlemann dhe dr. Gerlinde Reiprich, me qëllim të përpilimit të mekanizmave për zbatimin dhe mbikëqyrjen e projekteve në fushën e parandalimit dhe trajtimit të infeksioneve me virusin HIV dhe sëmundjen e AIDS-it si dhe të Tuberkulozit, që janë të financuar qe nëntë vite nga ana e këtij Fondacioni të njohur ndërkombëtar.
Gjatë takimit, Ministri Agani, theksoi nevojën e zgjerimit të fushës së interesimit edhe për sëmundjet malinje, në veçanti për luftimin kancerit të gjirit dhe kancerit të qafës së mitrës tek femrat.
Në këtë takim, që kishte u dakordua themelimi i shpejtë i Këshillit Koordinues për Mbikëqyrjen e realizimit të projekteve-granteve të Fondit Global.