Afër 29 pacientë të rrezikuar nga AH1N1
Prishtinë, 26 janar - Afër 29 paciente janë të rrezikuar prej gripit që deri para një viti quhej gripi i derrave.
Madje për të mos krijuar panik te qytetarët, këtij gripi edhe i është ndërruar emri. Prej tash i njëjti grip quhet grip sezonal influenca AH1N1.
Shpend Fazliu, zëdhënës i Qëndres Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), në një prononcim për Express, thote se në klinikë aktualisht po trajtohen vetëm dy raste të pacientëve që janë diagnostifikuar me gripin sezonal H1N1. Gjendja e tyre është e mirë, ka thënë Fazliu.