23 Dhjetor 2024

AAK:Shëndetësia kosovare në krizë

Prishtinë, 7 shkurt - Ngjarjet e fundit në shëndetësinë e Kosovës kanë vërtetuar se Ministria e Shëndetësisë, Qendra Klinike Univertsitare dhe institucionet shëndëtesore në Kosovë vazhdojnë të jenë arenë në të cilën përplasen interesat e grupeve të ndryshme politike, parapolitike dhe ekonimike dhe se Ministri Agani dhe stafi i tij nuk e kanë fuqinë e nevojshme për t’i kundërshtuar.

Duke qenë e ndërgjegjshme se shëndetësia e Kosovës, që nga paslufta ka qenë në gjendje të rëndë, shumë të rëndë,  dhe asnjë qeveri nuk e ka dhënë kontributin e duhur që të zgjidhet ky problem, AAK në vazhdimësi ka ofruar alternativa duke i prezantuar dhe debatuar në publik. Fatkeqësisht, zhvillimet e fundit bëjnë të ditur se korrupsioni dhe kaosi është thelluar edhe më shumë në shëndetësinë kosovare.

Në vijim po i përmendi vetëm disa nga shumë faktet në këtë aspekt:

    Statuti i QKUK-së po shërben vetëm për përshtatje të nevojave të grupeve caktuara.

    Një pako e barnave që në barnatoret komerciale shitet për 1.5 euro, ndërkohë që Ministria e Shëndetësisë e llogaritë me çmim shumëfish më të lartë.

    Tenderët e kësaj fushe po e bëjnë vetëm furnizimin e rregullt të grupeve të caktuara të interest brenda QKUK-së me paranë publike, duke mos përfillë asnjë ligj e asnjë rregull apo rend në këtë aspekt.

    Furznizimi me energji elektrike në QKUK: Kosova është i vetmi vend në Evropë, ku në repartet e intenzivës ndalet rryma për disa orë, e gjeneratoret nuk funksionojnë, kurse pacientët mbahen në jetë me balona të oksigjenit që funksionojnë manualisht.

    Ngrohja: Në spitalet Kosovës nuk ka ngrohje. Kjo është një fakt që duhet ta turpërojë jo vetëm Qeverinë, Ministrinë dhe Komunën përgjegjëse, por edhe çdo bartës të institucioneve në Kosovë.

    Lista Esenciale – furnizimi i dobët me barrna dhe material tjetër shpenzues në institucionet shëndetësore.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e fton Qeverinë e Republikës së Kosovës që të marrë masa të menjëherëshme, që ta çrrënjosë dhe pranadalojë të keqen dhe këtë gjendje alarmante në këto fusha jashtëzakonisht jetike për shëndetësinë kosovare. Është e patolerueshme që edhe më tej sektori i shëndetësisë të jetë çerdhe e korrupsionit, dështimit dhe kaosit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)