AAK: Minitri Agani po e mashtron opinionin publik
Prishtinë, 25 prill - Deputetja e AAK-së në Kuvendin e Republikës së Kosovës, Dr. Time Kadriaj, i kundërshton si manipuluese deklarimet e ministrit të Shëndetësisë, Dr. Ferid Agani, në lidhje me çështjen e trajtimit nga mjeket femra të femrave shtatzëna, të mbuluar.
Ministri Agani, në intervistën dhënë Tribunës Shqiptare, në mënyrë të turpshme tenton të tërhiqet nga vendimi i tij që femrat shtatzëna, me mbulesë, të trajtohen nga mjeket femra. Aludimi i ministrit se nuk ka marrë vendim, por ka bërë kërkesë që të respektohet ligji, është edhe manipulim e edhe mashtrim tendencioz, deklaron deputetja Kadriaj.
Nuk është hera e parë që sipas Kadrijajt ministri Agani shprehë tendenca të hapura për të manipuluar me besimtarët e fese islame.
Këto veprime, nga ana e ministrit, janë skandaloze, të turpshme dhe pa etikë, as mjeksore e as fetare.
\"Ju siguroj, ministër se do të reagoj në çdo rast kur veprimet tuaja janë në kundërshtim me etikën profesionale, thuhet në fund të reagimit të Dr. Time Kadriaj, deputete e AAK-së në Kuvendin e Republikës së Kosovës.