25 Dhjetor 2024

AAK: Krizë gjithnjë e më e thellë në shëndetësinë kosovare

Prishtinë, 27 shkurt - Departamenti i Shëndetësisë në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), konsideron se në kohën kur qeveria po numëron ditët e fundit të saj, nuk është e mundshme të mos numërohen dështimet e saj në fushën e shëndetësisë, sepse gjendja në shëndetësi nuk është më e mirë.

Dr. Talat Gjinolli, kryesues i Depertamentit për Shëndetësi i AAK-së, ka theksuar se reformat e ngritura mbi parimet joreale dhe tranzicioni i paparamenduar mirë nga Ligji i vjetër për Shëndetësi në Ligjin e ri për Shëndetësi, kanë hedhur mjegull mbi të gjithë sistemin shëndetësor, duke e shndërruar në kaotik dhe jofunksional.

Për pasojë sipas tij sot kemi Bordin e Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës dhe nuk e kemi vetë shërbimin. Sot, kemi Bordin e Odës Mjekësore, por nuk e kemi vetë Odën.

\"Konkurset për drejtuesit e institucioneve shëndetësore shpallen sot, për t’u anuluar nesër dhe vetëm pas shpalljes së tyre kuptohet se janë shpallur jashtligjshëm. Për menaxhim katastrofal të institucioneve shëndetësore nuk mund të gjendet përgjegjësi.\"

\"Kemi fonde për barna në xhirrollogari të institucioneve shëndetësore, ndërkaq nuk kemi barna për pacientë, sepse, edhe më tutje, e gjithë procedura e blerjes së tyre kryhet në Ministri. Prejmë shirita të institucioneve që nuk punojnë ose mbyllen pak kohë pasi kanë filluar\", ka pohuar Gjinolli.

Përderisa sipas tij nuk dijmë se kush dhe prej çka po na sëmuhet në Kosovë dhe nuk dijmë kush dhe si po i mjekon kosovarët sepse nuk kemi sistem të mirëfilltë të informatave në shëndetësi, kemi pranim të mjekëve në punë dhe ndarje të specializimeve në numra dhe profesione që nuk kanë konsultuar nevojat dhe në shpërputhje të plotë me mundësitë e institucioneve.

Gjinolli ka theksuar po ashtu se pjesa më e madhe e mjekëve të Kosovës punon pa licenca për shkak se u ka skaduar afati dhe në vend të një procesi të drejtë të licencimit, ne kemi vendime për zgjatjen e validitetit të tyre pa asnjë kusht.

Në mungesë të perspektivës të qartë numri i mjekëve që lëshojnë Republikën e Kosovës është në rritje, ndërsa dëshira për të kthyer në Kosovë ekspertë të dëshmuar nga jashtë ka mbetur vetëm dëshirë e parealizuar.

Fati i pacientit në institucionet shëndetësore sipas Gjinollit vazhdon të varet nga mjeku që e kanë takuar, sepse institucionet vazhdojnë të punojnë pa protokole dhe plane të menaxhimit.

Kemi afera korruptive dhe burgosje të zyrtarëve më të lartë në shëndetësi. Kemi emërime dhe shkarkime të ushtruesve të detyrave të drejtorëve. Kemi, madje, edhe një projektligj për sigurime shëndetësore i cili, i i tillë si është, nuk ka potencial për të përmirësuar gjendjen në shëndetësi në masëne duhur.

Në këtë situatë të kaosit dhe të shkatërrimit, është fuqizuar vetëm roli i Ministrit të shëndetësisë, i cili, në kushtet kur ligjet nuk janë të implementueshme është bërë interpretues i vetëm i tyre.

Kosova ka pasur ministra të shëndetisisë edhe në të kaluarën, por kur janë larguar, kanë lënë pas vete një sistem, ashtu të keq si ka qenë. Me largimin e ministrit te tanishem, ndërkaq, do të shkatërrohet edhe i gjithë sistemi shëndetësor që ai ka ngritur.

Por, për AAK, ky nuk është lajm i keq. Përkundrazi. AAK shpreh keqardhje vetëm për kohën dhe mundësitë që ka humbur Kosova duke ndërtuar politikat e gabueshme dhe të paimplementueshme.

AAK siguron qytetarët që në qeverinë e saj kjo do të ndryshojë. Kosova ka nevojë për një qasje tjetërfare ndaj shëndetësisë, një qasje ku në qendër të sistemit shëndetësorë do të jenë qytetari dhe shëndeti i tij si dhe punëtori shëndetësor dhe mirëqenia e tij.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)