23 Dhjetor 2024

AAK: Kjo qeveri nuk ka zgjidhje për problemet e shëndetësisë

Prishtinë, 27 shkurt - Departamenti për shëndetësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK) në një konferencë për media ka shpreh indinjaten e tij të thellë me gjendjen e rëndë në të cilën ndodhet shëndetësia e Kosovës.

Kryetari i AAK-së , Ramush Haradinaj ka thënë se infrastruktura e shkatërruar, cilësia e dobët e shërbimeve shëndetësore, furnizimi nën çdo nivel me barna dhe produkte medicinale në sektorin publik, mirëqenia e rrezikuar e punëtorëve shendetësorë,  aferat e njëpasnjëshme korruptive dhe mbi të gjitha politikat e gabuara shëndetësore kanë bërë që qytetari i Kosovës të jetë qytetari me mbrojtje më të keqe shëndetësore në Europë.

Për AAK sipas tij kjo është e papranueshme, por jo e  papritur. "Një qeveri që nuk e ka prioritet shëndetësinë dhe një ministri, e cila gjithë mandatin është marr me letra dhe ka qëndruar larg çdo përballjeje të drejtpërdrejt me problemet e shëndetësisë, më mirë nuk di dhe nuk mundet", ka thekuar Haradinaj.

Ai ka shtuar se ajo çka është edhe më keq, në vend se të mobilizojë të gjithë hisetarët për përmirësimin e gjendjes në shëndetësi në një front të përbashkët, ajo i ka bërë kundërshtarë.

Haradinaj ka theksuar se sot, kundër politikave të Ministrisë së shëndetësisë janë jo vetëm të gjitha partitë politike, por edhe sindikata e punëtorëve shëndetësorë, shoqëria civile, Këshilli për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut dhe Ombudspersoni, ndërkaq që  zgjidhjet e këqija që ofron Ministria e shëndetësisë janë bërë subjekt i shqyrtimit edhe në Gjykatën Kushtetuese.

Ndersa dr. Talat Gjinolli ekspert i shëndetësisë në AAK ka thënë çka është edhe më keq, në vend se të ndalet dhe mendohet për pozicionin që ka marrë, duke na ofruar një sistem shëndetësor që nuk ekziston askund në Botë, Ministria e shëndetësisë i shpallë të gjithë të padijshëm, të pandërgjegjshëm dhe të udhëhequr nga interesat e individeve dhe grupeve me motive kriminale.

"E ballafaquar me mungesën e përkrahjes edhe të partnerit të saj në Qeveri, ajo madje kërcnon me krizë qeveritare nëse politikat e saj nuk miratohen", ka theksuar Gjinolli.

Ai ka shtuar se se kjo për AAK është tregues më i mirë se kjo Ministri dhe kjo Qeveri nuk kanë zgjidhje për problemet e shëndetësisë. 

"Për ta, shëndetësia është kafshatë që s’kapërdihet. Prandaj duhet t’ia lëshojnë vendin një Ministrie dhe një Qeverie të re të udhëhequr nga Aleanca për ardhmërinë e Kosovës."

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)