AAK e Istogut në aksion për dhurimin e gjakut
Prishtinë, 29 gusht - Dega e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Istog e prirë nga kandidatja për kryetare të komunës së Istogut, znj. Donika Kadaj-Bujupi sot kanë ndërmarrë aksionin për dhurimin e gjakut. Aksionit human i janë përgjigjur edhe qytetarë nga Istogu.
Znj. Kadaj-Bujupi vlerësoi se aksione të tillë janë në shërbim të qytetarëve të Istogut dhe Kosovës duke e pasur parasysh se secili prej nesh mund të jetë pacient potencial.
\"Aksione të tilla janë gjithmonë në të mirën e qytetarëve tanë. Iniciativës tonë i janë përgjigjur qytetarët istogas duke treguar humanitetin e tyre.\"
\"Secili prej nesh mund të jetë pacient potencial, andaj aksioni për dhurimin e gjakut do të përcillet edhe në muajt e ardhshëm\" deklaroi znj. Donika Kadaj-Bujupi.