A mundet helmi të jetë kura për kancerin
Illinois, 16 gusht - Një shkencëtar në Universitetin e Illinois, Dipanjan Pan dhe ekipi i tij, deklaruan se ata mund të kenë gjetur një mënyrë për të ndaluar rritjen e qelizave të kancerit përmes helmit të gjarpërinjve, bletëve ose akrepit.
Studimi është në faza fillestare por ka treguar sukses në ndalimin e kancerit të gjirit dhe rritjen e qelizave melanoma në testet laboratorike.
Shkencëtarët po përdorin nanoteknologjinë për të ofruar një element të sintetizuar të ngjashëm me helmin e gjetur te bletët, gjarpërinjtë dhe akrepat.
Tekstet e lashta tregojnë se mjekët kanë përdorur helmin për të trajtuar sëmundjet për vite me radhë.
Në shekullin e 14-të para Krishtit, shkrimtari grek Plini, përshkroi përdorimin e helmit të bletëve, si një kurë për sëmundjet.
Mjekësia tradicionale kineze ka përdorur helmin e bretkosave, për të luftuar kancerin e mëlçisë, mushkërive, zorrës së trashë dhe të pankreasit. Mjekët në Kubë kanë përdorur helmin e akrepit për të luftuar tumoret në kokë
Por helmi që shkatërron qelizat e kancerit, mund të ketë të njëjtin efekt në qelizat e shëndetshme.
Për këtë shkencëtarët po zhvillojnë një teknikë të re për të ndarë proteinat e rëndësishme të helmit, në mënyrë që ato të përdoren për të ndaluar rritjen e qelizave të kancerit.
Studimet e fundit kanë gjetur një mënyrë për të sintetizuar këto materiale të dobishme. Dhe nëse vërtet, këto materiale natyrore janë kura e shpëtimit nga kanceri, atëherë ky studim do ti japë fund luftës kundër kancerit në mbarë botën.