24 Dhjetor 2024

95 të shëruar dhe 103 raste me COVID-19!

Prishtinë, 17 korrik - Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se dje në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 459 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 103 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 5.472 raste nga 30.005 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 124 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Dje po ashtu janë shëruar 95 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.640 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.708.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 28 raste, komuna Podujevë 16 raste, komuna Ferizaj 12 raste, komuna Mitrovicë 10 raste, komuna Drenas 7 raste, komuna Prizren 6 raste, komuna Gjilan 5 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Shtime 4 raste, komuna Suharekë 3 raste dhe me nga 1 rast komunat: Kaçanik dhe Skenderaj.

Zbatimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë duhet ta bëjë çdo qytetar i Republikës së Kosovës, që të ruajë veten, të afërmit dhe të tjerët.

IKSHPK ka apeluar te qytetarët, bizneset, gastronomia, që në mënyrë strikte të respektojnë distancën fizike, përdorimin e maskave, dezinfektimin dhe ajrosjen e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura.

Inspektoratet sanitare të AUV dhe Inspektoratet komunale bashkë me shtabet komunale duhet patjetër të zbatojnë Ligjin për Inspektoratin dhe Ligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse duke u mbështetur në Manualin për luftimin e COVID-19 dhe të merren masa përgjegjësie në çdo rast të mos zbatimit eventual të rekomandimeve të Institutit Kombëtar.

Çdo shkelje e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezikim i shëndetit dhe jetës së të tjerëve. Nuk ka të drejtë askush të rrezikojë jetën e të afërmve të tyre, të moshuarve dhe personave me sëmundje kronike për shkak të pakujdesit dhe mos zbatimit të rekomandimeve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)