26 Dhjetor 2024

793 viktima në 24 orët e fundit në Itali

Romë, 21 mars - Italia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit sa i përket të prekurve me Koronavirus. Numri i viktimave ka shkuar në 4825, që do të thotë janë 793 viktima në 24 orët e fundit.

Rastet janë shtuar me 4821 duke e çuar në 42681 numrin total të rasteve aktive. Numri i të shëruarave ka shkuar në 6072 dhe 2857 janë në gjendje kritike.

Ndërsa numri i të vdekurve në të gjithë botën ka shkuar në 12773.

Nga viktimat e ditës së sotme vlen të theksohet se vetëm në zonën e Lombardisë e cila është edhe epiqendra e koronavirsut janë shënuar 546 viktima në 24 orët e fundit.

Ditën e sotme listës së shteteve që kanë konfirmuar vdekjet e para i janë shtuar edhe:

Singapor -2

Paraguai -1

Mauritius -1

Bosnje Hercegovina -1

Islanda -1

Finlanda -1
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)