02 Maj 2024

700 000 vetë vdesin çdo vit nga pirja e duhanit

Bruksel, 28 nëntor - 700 000 vetë vdesin çdo vit nga pirja e duhanit, prandaj BE parashikon një ashpërsim të rregullores aktuale për duhanin. Projektligji për rregulloren e re evropiane për duhanin nuk u pëlqen koncerneve të duhanit.

Parlamenti i BE-së dhe Këshilli i Ministrave kanë paraqitur nga një projekt-ligj për rregulloren e re për duhanin, ku ndër të tjera bëhet fjalë edhe për paralajmërime më të mëdha në paketat e cigareve në lidhje me dëmet që shkakton duhani për shëndetin.

Tani pas dyersh të mbyllura po diskutohet për gjetjen e një kompromisi mes propozimeve të Parlamentit Evropian dhe Këshillit të Ministrave.

Këshilli i Ministrave, në të cilin janë të përfaqësuara 28 qeveritë e shteteve anëtare, është tradicionalisht më miqësor ndaj industrisë se Parlamenti Evropian.

Si kryetar i Komitetit të Shëndetësisë socialdemokrati Matthias Groote ka zhvilluar bisedime me të gjitha palët dhe me sa duket këtë herë propozimet nuk janë shumë larg njëri-tjetrit.

\"Çfarë doni të ndaloni akoma\"

Betejat për ligjin e ri ishin më forta se kurrë. Nga një letër konfidenciale e koncernit shumëkombësh të duhanit Philip Morris, që i ka rënë në dorë gazetës Süddeutsche Zeitung, merret vesh se sa shumë presion duhet të kenë ndjerë eurodeputetët prej disa muajsh.

Vetëm grupi Philip Morris kishte aktivizuar 161 vetë për të bërë lobing në radhët e vendimmarrësve në Bruksel. Lobiistët kanë bërë për çdo anëtar të parlamentit një profil në lidhje me qëndrimin e tij ndaj cigares dhe lirisë për konsumin e duhanit. Më pas këto profile janë përpunuar me të gjitha mjetet, deri në dëm për reputacionin.

 \"Ky lloj i lobimi është si lebër për demokracinë.\" mendon eurodeputeti kristian-demokrat Karl-Heinz Florenz.

Karl-Heinz Florenz është një nga figurat e rëndësishme në ligjin për duhanin dhe tregon se lobiisitët ishin përpjekur ta izolonin dhe të ndikonin mbi të me qindra e-maile, telefonata e letra, disa me ton miqësor, disa me lutje e disa të paturpshme.

Lajtmotivi i të gjithave qe se prej paralajmërimeve në paketata e cigareve ose ndalimin e substancave kimike në cigare, rrezikohen të mbyllen 100.000 vende pune dhe rrezikohet liria e njerëzve për të vendosur vetë nëse duan apo jo të pinë duhan. Tenori qe \"Çfarë doni të ndaloni akoma\".

Por letra dhe ankesa erdhën edhe nga iniciativa qytetarësh dhe nga sindikatat dhe në to dukej sikur kishin kompjuar paragrafe të tëra nga përfaqësuesit e industrisë së duhanit dhe të cigareve.

Lojë e keqe me shifra të gabuara

Si Karl-Heinz Florenz dhe Matthias Groote mendojnë se Parlamenti ka nevojë për lobiistë, sepse askush nuk është specialist për të gjitha fushat.

 Por sa më tepër u shtua fuqia dhe pushteti i Parlamentit Evropian aq më tepër u shtua edhe numri i lobiistëve. Mendohet se numri i tyre është rreth 30.000 dhe ata i furnizojnë eurodeputetët me informacione shpesh të vlefshme.

 \"Por lobiistët e duhanit dhe të cigareve kanë përdorur argumente të rreme duke u thënë kolegëve të mi, se unë dua të shkatërroj 100.000 vende pune\", tregon Florenz. Kjo është bërë se kur politikanët dëgjojnë se mund të mbyllen vende pune, ata tërhiqen, ndërkohë që shifrat e të punësurave në këtë industri nuk janë kaq të larta.

Thellë në mushkëri

Edhe Matthias Groote dhe Karl-Heinz Florenz u kanë prezantuar eurodeputetëve një shifër. 700 000 vetë vdesin çdo vit nga pirja e duhanit thotë Groote.

Ata theksojnë se ligji i ri nuk synon të ndrydhë lirinë e njerëve sa i përket konsumit të duhanit, por për t\'i mbrojtur ata.

P.sh. tek cigaret me mentol, mentoli mpin rrugët e frymëmarrjes dhe njerëzit e thithin tymin e duhanit edhe më thellë në mushkëri. Prandaj Groote dhe Florenz duan që mentoli dhe substanca të tjera kimike që përzihen me duhanin e cigareve të ndalohen me ligj.

Vendimi i Parlamentit Evropian, të cilin Matthias Groote po e mbron aktualisht kundrejt Këshillit të Ministrave në takimin me dyer të mbyllura, parashikon një ashpërsim të rregullores aktuale për duhanin.

Dy të tretat e paketave të cigare duhet të përmbajnë paralajmërime për dëmet e duhanit dhe fotografi tronditëse, mentoli dhe substancat e tjera kimike shtesë do të ndalohen.

Megjithatë, ky vendim nuk është ligj dhe qeveritë e disa vendeve anëtare duan ta favorizojnë nga pak industrinë e duhanit. Por themelet e ligjit janë hedhur dhe lobiistët me sa duket nuk ia kanë arritur qëllimit të tyre kësaj here.(DW)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)