22 Dhjetor 2024

633 raste aktive me COVID-19 në Gjilan, apelohet për kujdes të shtuar

Gjilan, 14 prill - Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19 në Gjilan, nën udhëheqjen e nënkryetarit, Arbër Ismajli, ka mbajtur takimin për vlerësimin e situatës për dy ditët e fundit.

Ismajli ka njoftuar se aktualisht 101 qytetarë të Gjilanit janë duke u trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm,  76 prej të cilëve me oksigjeno-terapi , derisa theksoi se 748 raste janë aktive.

Ai ka apeluar të gjithë qytetarët që t’i respektojnë masat kundër përhapjes së COVID-19.

Pasqyra e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë është si vijon: nga 19109 mostra, 5795 kanë rezultuar pozitivë, 5036 janë shëruar, 127 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 633 raste janë aktive, të hospitalizuar me COVID janë 82 persona, 64 prej të cilëve me oksigjeno-terapi dhe 245 mostra në pritje për  rezultat. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)