62 % e vdekjeve nga smundjet e sistemit të qarkullimit të gjakut
Prishtinë, 14 dhjetor - Agjencia e Statistikave të Kosovës, gjegjësisht Departamenti i Statistikave të Popullsisë, sot publikoi Shkaqet e Vdekjeve në Kosovë për vitin 2010-2011.
Në këtë publikim janë të përfshiera të dhënat për shkaqet e vedejkeve në Kosovë ku nga numri gjithsej i vdekjeve të raportuara për vitin 2010, të koduara janë 5522 raste të vdekjeve apo 76.3 % ndërsa të pa koduara janë 1712 apo 23,7 %, ndërsa për vitin 2011, në Kosovë janë raportuar gjithësej 7555 raste të vdekjeve. Prej tyre 4439 raste të meshkuj apo 58.78% dhe femra më 3116 apo 41,24%.
Të dhëna tjera të prezantuara në këtë publikim, tregojnë se sipas kodifikimit të shkakut të vdekjes për vitin 2010, vendin e parë sipas rangimit e zënë Smundjet e sistemit të qarkullimit të gjakut, me 62,75% (pjesëmarja në gjithësej të vdekur me diagnozë), Tumoret me 13,65% vendin e dytë e zën Simptomet, shenjat dhe rezultatet jonormale klinike dhe laboratorike të paklasifikuara gjetiu me 7,42%, vendin e tretë e zën grupi i smundjes e kështu me radhë , sipas paraqitjes tabelare.
Ndërsa, për vitin 2011, të dhënat tregojnë se sipas kodifikimit të shkakut të vdekjes, prap vendin e parë sipas rangimit e zënë Smundjet e sistemit të qarkullimit të gjakut, me 59,27% (pjesëmarja në gjithësej të vdekur me diagnozë) , Tumoret me 15,04% vendin e dytë e zën, vendin e tretë e zën Simptomet, shenjat dhe rezultatet jonormale klinike dhe laboratorike të paklasifikuara gjetiu me 8,18%, e kështu me radhë , sipas paraqitjes tabelare.