22 Dhjetor 2024

55 pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë

Prishtinë, 14 shtator - Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) njoftoi të martën se në spitalet dhe klinikat e Kosovës, po trajtohen 883 pacientë me COVID-19.

Prej tyre, 734 janë duke u trajtuar me oksigjeno-terapi ndërsa 55 me gjendje të rënduar shëndetësore janë të vendosur nën kujdes intensiv.

Më 13 shtator, në Kosovë kanë hyrë në fuqi masat e reja, që kanë për qëllim parandalimin e përhapjes së mëtejme të sëmundjes COVID-19.

Kosova javëve të fundit po përballet me rritje të rasteve dhe vdekjeve nga koronavirusi.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)