22 Prill 2025

378 raste të reja me kancer për tremujorin e parë të këtij viti

Prishtinë, 9 prill 2017 - Në Klinikën e Onkologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) e cila vepron në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, sipas raportit tremujor të punës, ka pasur 378 raste të reja të diagnostikuara me kancer, që i  bie 100% raste më shumë, krahasuar më të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, e që si shkas mund të konsiderohet  vetëdijesimi apo raportimi i rasteve.

Po sipas raportit tremujor, në këtë klinikë brenda dite trajtohen 120 deri 210 pacientë, nuk ka pasur anjë pacientë të udhëzuar për trajtim jashtë vendi, përderisa janë ofruar  rreth 40. 000 shërbime mjekësore dhe 7 000 kontrolle mjekësore. 

Ka pasur  rreth 6500  aplikime të mjekimit venoz ditor dhe rreth  5 500  kimioterapi të aplikuara

Në vitin 2017,  Klinika e Onkologjisë,  ka funksionuar me kapacitet të plotë, duke pasur në funksion të gjithë aparaturën dhe me një shfrytëzueshmëri të shtretërve 100-200 % (një shtrat është shfrytëzuar nga 1 deri 2 pacientë në ditë), duke ofruar shërbime të kimioterapisë venoze, intrapleurale dhe intratekale, radioterapisë, transfuzionit, mjekimit ditor suportiv dhe mjekimit paliativ ditor.

Shërbim shumë me rëndësi i ofruar nga kjo klinikë është edhe torakocenteza dhe paracenteza (heqja e ujit nga mushkëritë dhe barku).

Kjo klinikë gjatë kësaj periudhe  ka ofruar shërbime për të gjithë pacientët e Kosovës, përfshirë minoritetet dhe për pacientët jashtë Kosovës siç janë: Presheva, Bujanovci dhe Medvegja, pacientëve nga këto regjione ju janë ofruar të gjitha shërbimet (kimioterapi, radioterapi, transfuzion, mjekim ditor suportiv dhe mjekim paliativ ditor).

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)