24 Dhjetor 2024

297 nëna kanë lindur bineq dhe 7 nëna lindën treneq gjatë vitit 2019

Prishtinë, 12 qershor - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Lindjeve në Kosovë” për vitin 2019.

Të dhënat në këtë publikim janë paraqitur të dhënat administrative për vitin 2019, që janë grumbulluar nga zyrat e gjendjeve civile.

"Janë grumbulluar gjithsej 26 263 fleta statistikore për lindje DEM-1. Këto të dhëna tregojnë se 21 899 janë lindje, që kanë ndodhur në Kosovë, prej tyre lindje të gjalla janë 21 798."

"Kurse, 101 janë lindje të vdekura dhe janë regjistruar 4 364 lindje që kanë ndodhur jashtë Kosovës", thekson ASK.
    
Koeficienti i vitalitetit është 2.3 (raporti ndërmjet lindjeve të gjalla dhe vdekjeve). Koeficienti i maskulinitetit ishte 110.6.

Koeficienti i lindjeve të vdekura (shkalla e të lindurve të vdekur) në 1000 të lindur ishte 4.6 promil (Lindjet në Kosovë).

Në institucione mjekësore kanë ndodhur 99.9% lindje, ndërsa pjesa tjetër ka ndodhur në vend tjetër.

Numri më i madh i nënave, që kanë lindur fëmijë, është i grup-moshave: 25-29 vjeçare me 35.5%; grup-moshat 30-34 vjeçare me 26.7%; grup-moshat 20-24 vjeçare me 18.6%; dhe grup-moshat e tjera përbëjnë 19.1%, të numrit të përgjithshëm të lindjeve.

Mosha mesatare e femrave që kanë lindur fëmijë në vitin 2019 ishte 29 vjeçe.
    
Fëmijën e parë e kanë lindur 37.6% e nënave; 32.2% e nënave kanë lindur fëmijën e dytë; dhe  19.8% e nënave kanë lindur fëmijën e tyre të tretë, e kështu me radhë.
 
Sipas peshës së fëmijës së lindur, në institucione shëndetësore, numri më i madh i foshnjave ishte me peshë: 3 000 – 3 499 gr., ose 37.0%; 3 500 - 3 999 gr., ose 30.6%; 2 500 – 2 999 gr., ose 12.5%; etj.
Ndërkaq, foshnjat e lindura gjallë, me peshë më të vogël se 1000 gr. përbëjnë vetëm 0.2%.

Për fëmijët e lindur jashtë institucionit mjekësor, sipas metodologjisë së hulumtimit nuk kërkohen të dhënat për peshën e tyre.

Sipas përgatitjes shkollore, dominojnë nënat me: shkollë të mesme me 41.2%; shkollë të lartë dhe me fakultet marrin pjesë me 29.4%; shkollë fillore me 22.1% etj.

Emri me frekuencë më të madhe (më i shpeshtë) për vitin 2019 për vajza ishte emri Alea (131) dhe Ajla (129).

Ndërsa, për djem emri më i shpeshtë ishte emri Amar (132) dhe Ajan (129) etj.

ASK bën të ditur se shtatë nëna lindën treneq dhe 297 nëna kanë lindur bineq.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)