24 Dhjetor 2024

2,8 milionë pacientë të shëruar nga koronavirusi në mbarë botën

Baltimore, 1 qershor - Qendra Kërkimore e Koronavirusit pranë Universitetit "John Hopkins" të Shteteve të Bashkuara të Amerikës bën të ditur se 2.782 mijë persona në botë janë shëruar nga koronavirusi.

Dhjetë vendet e para me numrin më të lartë të pacientëve të shëruar janë SHBA-ja me mbi 541 mijë, Spanja me 196.958, Brazili me 205.371, Rusia me 167.469, Gjermania me 164.900, Italia me 155.633, Turqia me 126.984, Irani me 116.827, India me 86.894 dhe Kina me 78.304.

Numri i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në botë është aktualisht 6.246.171, ndërsa numri i të vdekurve ka arritur në 373.400.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)