25 Dhjetor 2024

2.5 milionë të infektuar, 645 mijë të shëruar dhe 170 mijë të vdekur nga COVID 19

Prishtinë, 21 prill - Numri i personave që kanë humbur jetën në mbarë botën për shkak të koronavirusit Covid 19 ka arritur mbi 170 mijë, numri i personave të infektuar është rreth 2 milionë e 480 mijë ndërsa numri i të shëruarve është mbi 645 mijë.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që janë në pozicionin e qendrës së epidemisë numri i të vdekurve ka arritur në 42 mijë ndërsa numri i të infektuarve arriti në 782 mijë.

Në Itali, gjatë 24 orëve të fundit, numri i viktimave u rrit me 454 duke arritur në 24 mijë e 114 ndërsa numri i të infektuarve kaloi 181 mijë.

Në Spanjë, numri i personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi ka arritur 20 mijë e 852 me 399 viktimat e reja të 24 orëve të fundit.

Në Francë numri i viktimave është shtuar me 547 në 24 orët e fundit duke e çuar në 20 mijë e 265 numrin e vdekjeve në total kurse numri i të infektuarve u rrit me 4 mijë e 489 duke arritur në 145 mijë. 

Në Belgjikë, ku kanë humbur jetën 5 mijë e 828 persona, numri i të infektuarve në 24 orët e fundit është rritur me 1.478 duke arritur në 39.983. Me rikthimin në izolim pas festës së pashkëve, rifilloi edhe arsimi në distancë.

Në Gjermani numri i viktimave ka arritur në 4 mijë e 862 ndërsa numri i të infektuarve është afërsisht 147 mijë e 065.

 Në Brazil, ku u regjistrua vdekja e parë dhe është vendi më i prekur në këtë rajon, numri i viktimave arriti në 2 mijë e 462 ndërsa ka 38 mijë e 654 të infektuar.

Kurse në vendet e tjera raporti vdekje/infektim është: Ekuadori 474/9 mijë 468, Kili 133/10 mijë 88, Peruja 400/15 mijë 628, Kolumbia 179/3 mijë 792, Argjentina 132/2 mijë 839, Uruguai 10/517, Bolivia 32/520, Venezuela 9/256, Paraguai 8/206, Meksika 650/7 mijë 497, Panamaja 120/4 mijë 273, Republika Dominikane 226/4 mijë 680, Kuba 34/1mijë e 35, Kosta-Rika 5/660, Hondurasi 46/472, Guatemala 7/257, Salvadori 7/201, Haiti 3/47 dhe Nikaragua 2 /10.

Në Republikën e Afrikës së Jugut, ku për shkak të koronavirusit të ri kanë humbur jetën 52 persona, në Johanesburg, ku zbatohet ndalimqarkullimi, jeta pothuajse ka ndaluar. 

Në Iran gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 91 persona duke çuar në 5 mijë e 209 numrin në total.

Në Irak u deklarua se ka filluar lehtësimi i kufizimeve të vëna në tregti dhe biznes që nga 17 marsi e deri më sot për shkak të koronavirusit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)