230 shishe të ilaçeve Survanta mbërrijnë në Kosovë
Prishtinë, 16 janar - Fondacioni humanitar Aksioni për Nëna dhe Fëmijë, dhuroi 230 shishe më tepër të medikamentit të Surfaktantit njësisë së Neonatologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, sasi kjo që mbulon nevojën për vitin 2015.
Ky medikament i shtrejtë sigurohet nga partneri AmeriCares dhe Laboratorët Abbvie në SHBA.
Pa surfaktant të mjaftueshëm, mushkëritë nuk zhvillohen dhe foshnjat e lindura parakohe vdesin. Foshnjave që përjetojnë ankthe të frymëmarrjes, u mungon sasi e mjaftueshme e surfaktantit - tunikat e lëngshme brenda mushkërive.
Bebet zakonisht nuk fillojnë prodhimin e surfaktantit deri disa javë pas lindjes. Kështu, medikamenti i surfaktantit është jetik për parandalimin dhe trajtimin e RDS (sindromës të ankthit të frymëmarrjes) dhe redukton shkallën e vdekshmërisë së foshnjeve. Ky medikament shpëtoi 192 foshnje gjate 2014tës.
Aksioni për Nëna dhe Fëmijë është fondacion humanitar me qëllimin kryesor të shpëtojë jetën e nënës dhe fëmijës në Kosovë, që ka përqindjen më të lartë të mortalitetit në Ballkan.
Është zgjeruar në Aksionin për Nëna dhe Fëmijë që nga maji i 2013-tës, derisa bërthama e krijimit të këtij fondacioni joprofitabil buron nga programet e shëndetit riprodhues të financuara nga USAID, e që u implementuan nga Doctors of the World, AIHA, AmeriCares, Dartmouth Medical School dhe shumë kolegë në Kosovë.
Aksioni për Nënat dhe Fëmijët përfaqëson fondacionin për zhvillimin e programeve shëndetësore në Klinikat e gjinekologjisë (që kujdesen për nënat), neonatologjisë (që kujdesen për foshnjat e lindura parkohës) dhe pediatrisë (që kujdesen për fëmijët që vuajnë leukemia, anomalitë e zemrës, astma e sëmundje të tjera).