2 vjet me pandeminë, vazhdon përpjekja për një menaxhim më të mirë
Prishtinë, 15 shkurt - Platforma CiviKos organizon ngjarjen “2 vjet me pandeminë - vazhdimi i përpjekjeve për një menaxhim më të mirë”.
Kjo ngjarje vjen si përmbyllje e aktiviteteve të ligjëratave me mjekun në kuadër të kampanjës #NiseMuhabetin, që ne i kemi organizuar në disa komuna dhe në partneritet me organizatat lokale për mirëinformimin e qytetarëve në lidhje me vaksinimin.
Ngjarja do të hapet nga përfaqësuesit e Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Sllovakisë në Prishtinë (mbështetësit e projektit) dhe Ekipit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë.
Pas hapjes, diskutimi vazhdon në formatin e panelit, ku folësit do të kenë mundësinë të reflektojnë rreth përballjes me pandeminë në këto dy vite dhe rekomandimet për menaxhim të mirë dhe shumëpalësh.