25 Dhjetor 2024

1.6 milionë të infektuar, 100 mijë të vdekur dhe 360 mijë të sheruar nga COVD 19

Prishtinë, 9 prill - Numri i të shëruarve pas infektimit me virusin COVID-19 në mbarë botën ka shkuar në mbi 360 mijë, te infektuarit arrijnë shifrën e 1 milion e 600 mijë persona, për derisa numri i të vdekurve është afër 100 mijë persona.

Gjithsej 357.138 persona janë shëruar nga virusi në gjithë globin, sipas faqes së internetit "Worldometer", e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.

Në gjithë botën, numri i rasteve me COVID-19 ka shkuar në 1.6 milion kurse rreth 96 mijë kanë humbur jetën pas infektimit me sëmundjen.

Numri më i madh i të sheruarve është regjistruar në Kinë, ku 77.370 njerëz e kanë mposhtur virusin.

Pas Kinës, shifrat më të larta të të shëruarve janë regjistruar në Spanjë (52.165), Gjermani (50.557), Iran (32.309), Itali (28.470), SHBA (24.961) dhe Francë (23.206).

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)