24 Dhjetor 2024

150 milion njerëz në botë të sëmur nga hepatiti C

Gjenevë, 16 tetor - Të paktën 150 milion njerëz në botë kanë një sëmundje kronike të mëlçisë të quajtur hepatiti C, sipas Organizatës Botërore të Shëndetisë. Hepatiti C varion nga një sëmundje e lehtë, tek një vdekjeprurëse.

Edhe pse ende nuk ka vaksinë për të, hulumtuesit kanë gjetur një kombinim ilaçesh të cilat shërojnë shumë nga rastet e vështira.

Hulumtuesit kanë qenë në kërkim të mënyrave për të kuruar ose për të parandaluar infeksionet e hepatitit C.

Hepatiti C është sëmundje ngjitëse që mund të shkaktojë dëmtimin e mëlçisë deri në mosfunksionim, kancer të mëlçisë dhe vdekje.

Dr. Anthony Fauci me Institutet Kombëtare të Shëndetit shpjegon:

“Infeksioni kronik hepati C është arsyeja kryesore pse ndodhin transplantime të mëlçisë në Shtetet e Bashkuara.”

Dr. Fauci kryesoi një studim që u përqëndrua në pacientë që kanë jetuar në zona të varfëra urbane, kryesisht afrikano-amerikanë, të cilët tashmë kishin sëmundje mëlçie.

Këtyre pacientëve iu dha një ilaç i ri, sofosbuvir, i cili ende nuk është miratuar nga Administrata për Ushqimin dhe Ilaçet. Përsëri, Dr. Fauci:

“Sofosbuvir-i është një ilaç i cili vepron drejtpërdrejt kundër vetë virusit të hepatitit C. Ai ndërhyn në një prej enzimeve të rëndësishme për shumimin e këtij virusi.”

Pacientëve iu dha gjithashtu rivavirin, një ilaç i vjetër i cili lufton hepatitin C. Pas marrjes së të dy ilaçeve për një periudhë kohe, rreth 50 deri në 70 për qind e pacientëve u shëruan. Ata nuk e kanë më virusin e hepatitit C.

Trajtimi nuk përfshiu interferon-in –një ilaç i dhënë shpesh me gjilpërë për të luftuar sëmundjen.

Interfero-i mund të shkaktojë efekte të rënda anësore të cilët e bëjnë të vështirë për ta marrë, por kombinimi i ilaçeve të dhëna gjatë eksperimentit kishte efekte minimale anësore, dhe asnjë prej pacientëve nuk zgjodhi ta braktiste eksperimentin.

Hepatiti C konsiderohet si një vrasës i heshtur sepse shumica e njerëzve nuk e dinë se e kanë atë deri sa sëmundja ka përparuar. Gjetja e tij herët parandalon kancerin e mëlçisë dhe mosfunksionimin e mëlçisë, dhe rrit mundësitë e shërimit, e cila është arsyeja pse Dr Fauci thotë se kontrolli i shpeshtë është po aq i rëndësishëm  sa gjetja e ilaçeve me efekte anësore të pakta.

“Ideja e gjetjes së një diagnoze për këta njerëz dhe, në se është nevoja, vendosja e tyre në një regjim mjekimi është një domosdoshmëri për shëndetin publik.”

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)