22 Dhjetor 2024

15 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Gjilanit

Gjilan, 21 maj - Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19 në Gjilan, ka mbajtur sot takimin e radhës të udhëhequr nga nënkryetari, Arbër Ismajli, për vlerësimin e situatës për këtë javë.

Nënkryetari Ismajli i ka falënderuar anëtarët e Komitetit për angazhimin e jashtëzakonshëm në këtë proces, sikurse edhe punëtorët shëndetësorë, të cilët tash e 15 muaj janë në luftë me të panjohurën.

Ismajli bëri të ditur se aktualisht po trajtohen 15 pacientë në Spitalin e Përgjithshëm dhe fatmirësisht gjendja e tyre është stabile.

Në emër të Komitetit, Ismajli ka apeluar qytetarët që të vazhdojnë t’i respektojnë masat deri në vaksinimin e plotë të popullatës.

Ndryshe, pasqyra e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë është si vijon: nga 21191 mostra, 6401 kanë rezultuar pozitivë, 6215 janë shëruar, 146 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 40 raste janë aktive, të hospitalizuar me COVID janë 15 persona, dhe 71 mostra në pritje për  rezultat.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)