27 Dhjetor 2024

12 verifikuesit e KQZ-së "nuk kanë sëmundje ngjitëse"

Prishtinë, 15 tetor - Instituti i Kombëtar i Shëndetit Publik dhe Klinika Infektive në Prishtinë, kanë përjashtuar mundësitë e ndonjë sëmundjeje ngjitëse për 12 personat të cilët janë hospitalizuar të dielën në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, pasi janë përballur me një reaksion teksa kanë qenë duke numëruar zarfet me vota të ardhura nga Serbia në Kosovë.

Pas rezultateve të analizave, të cilat janë bërë publike pas 48 orëve, ushtruesja e detyrës së Drejtoreshës së kësaj Klinike, Linda Ajazaj-Berisha, tha se nga rezultatet e analizave nuk kanë treguar ndonjë sëmundje infektive.

“Gjendja shëndetësore e tyre është e mirë dhe pritjet dhe e shohim nëse është e arsyeshme të gjithë pacientët do të lirohen për në shtëpi. Nuk kanë ankesa pacientët dhe prej rezultateve që kemi është konfirmuar se nuk ka sindromë infeksione”, ka thënë drejtoresha.

Drejtori i ShSKUK-së Basri Sejdiu ka thënë se profilet e mjekëve janë konsultuar në mënyrë që rezultatet të dalin sa më mirë.

“I vizituam 12 pacientët të cilët ishin në gjendje të mirë shëndetësore dhe është bërë qysh në fillim pranimi i tyre dhe është organizuar në aspektin shëndetësor që të trajtohen sa më mirë dhe të gjithë profilet e mjekëve janë konsultuar në mënyrë që rezultatet të dalin sa më mirë”.

Naser Ramadani, drejtor i IKShP-së, tha se nga e diela janë dërguar mostrat për analiza laboratorike për të konfirmuar apo jo sindromën infeksioze, raporton EO.

“Këto analiza kanë ardhur dhe kanë rezultate të gjitha negative, nuk ka infeksion dhe  pritet që në bazë të gjendjes së tyre të lirohen”.

“Analizat tjera jashtë shëndetësisë që kanë të bëjnë me burimin e kontaminimit janë çështje e autoriteteve”.

“Në bazë të rezultateve laboratorike kemi konfirmuar se nuk ka sëmundje ngjitëse dhe se pacientet kane qëndruar me të drejtë në këtë  klinikë për tu kujdesur nga mundësitë e infeksionit”.

Të 12 punonjësit e Komisionit Qendror Zgjedhor janë hospitalizuar pasi në duart në duart dhe fytyrën e tyre, janë shfaqur shenja të një lloj alergjie.

Autoritetet e sistemit të drejtësisë në Kosovë janë në kërkim të një laboratori në një shtet të huaj, që do të mund të hetonte substancën eventuale në zarfet me vota, të cilat kanë qenë duke numëruar zyrtarët e KQZ-së.

Aktualisht numërimi i votave të ardhura nga Serbia është pezulluar.

Zgjedhjet e parakohshme paralmentare në Kosovë janë mbajtur më 6 tetor. Sipas rezultateve preliminare nga numërimi i votave të rregullta, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar më së shumti vota, pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)