13 Maj 2025

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 shtator 2022

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Shkencës,Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci do të vënë gurthemelin e shkollës “Ilir Konushevci” në fshatin Lluga të Podujevës. (Shkolla “Ilir Konushevci” në fshatin Lluga, ora 8:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Shkencës,Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci do të përurojnë Sallën e Edukatës Fizike në shkollën amë. (Shkolla “Luigj Gurakuqi” në Batllavë, ora 8:30)

- Fondacioni i Rrjetit për Inovacionin në Udhëzimin dhe Këshillimin në Karrierë në Evropë organizpn hapjen zyrtare të konferencës së Nice Academy, konferencën më të madhe në botë në fushën e Orientimit në Karrierë, e cila po vjen në Kosovë. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Shkencës,Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci do të përurojnë objektin e ri të shkollës “Luigj Gurakuqi” në Batllavë. (Objekti i paraleles së ndarë të shkollës “Luigj Gurakuqi” në Batllavë, ora 9:00)

- Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës mban konferencë për media lidhur me gjendjen e greves. (Zyret e SBASHK-ut, ora 11:00)

- Grupi i Miqësisë me Zvicrën i Kuvendit të Republikës së Kosovës pret në takim një delegacion nga Parlamenti i Zvicrës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00 - mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit!​)

- Promovohen librat e profesorëve Anastas Angjeli dhe Adrian Civici dhe po ashtu gjatë kësaj ceremonie do të nënshkruhet një marrëveshje në mes Institutit Riinvest edhe Universitetit Mesdhetar Tiranë. (Institutit Riinvest, ora 11:30)

- Sindikata e Pavarur e Punëtorëve Teknik te Sektorit Privat te Kosovës mban takim te jashtëzakonshëm me udhëheqësit e shoqatave sindikale ku temë diskutimi do të jenë rritja e pagës dhe kushtëzimi i qeverisë lidhur me pakon e inflacionit që ka të bej me stimulimin e punëtorëve te këtij sektori. (Zyrët e sindikatës në ish objektin e Gërmisë, ora 13:00)
 
 


 

Ngjarjet e datës 7 shtator 2022

- Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë për Çështje të Narkotikëve Ndërkombëtarë dhe Zbatimit të Ligjit mbanë konferencë për media, në të cilën do të prezantohet raporti me titull “Performanca e sistemit të drejtësisë në trajtimin e krimeve speciale”, i cili është rezultat i monitorimit të drejtpërdrejtë dhe sistematik që IKD i ka bërë punës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Departamentit Special të Gjykatës Themelore dhe atij të Apelit në vitin 2021. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Aleanca Franceze e Prishtinës fillon me sesionin e ri ku do të hap dyert për vizitorët. (Aleacna Franceze, ora 10:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim ambasadorin e Suedisë, Jonas Westerlund. (Kabineti i kryetarit, ora 11:00)

- Agjencia Kosovare e Privatizimit mban ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes Likuidimit nr. 58. (Hoteli Grand, ora 12:30)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim ambasadorin e Finlandës, Matti Nissinen. (Kabineti i kryetarit, ora 12:30)

- Partia Socialdemokrate do të mbajë aktivitet në oborrin e Qendres Klinike Universitare të Kosovës. (QKUK, ora 13:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim Grupin e Miqësisë Lituani- Ballkan Përendimor të Parlamentit të Republikës së Lituanisë. (Kabineti i kryetarit, ora 13:45)

- Grupi i Miqësisë Lituani-Ballkan Përendimor i Parlamentit të Republikës së Lituanisë, në kuadër të vizitës në Kosovë, do të takohet në Kuvendin e Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, Salla C301, ora 14:35)

- Kryesuesja e Komisionit të Lituanisë, Laima Andrikienė dhe zëvendëskryesues i Grupit të Miqësisë Kosovë-Lituani Halil Thaçi mbajnë konferencë të përbashkët për shtyp. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 15:20)

- Grupi i Miqësisë Lituani-Ballkan Përendimor i Parlamentit të Republikës së Lituanisë takohe me nënkryetarin dhe anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë në Kuvendin e Republikës se Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, Salla C301, ora 15:35)

- Kryesuesja e Komisionit të Lituanisë, Laima Andrikienė dhe zëvendëskryetar i Komisionit Xhavit Haliti mbajnë konferencë e përbashkët për shtyp. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 16:20)

 

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Presidentin e Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 16:25 - Mediat mund të marrin pamje në oborrin e ndërtesës së Qeverisë dhe në fillim të takimit)

- Partia Guxo, si një parti e re në skenen politike kosovare mban kuvendin e I-rë zgjedhor dhe konstituiv të organeve të Partisë dhe statutit të Partisë. (Hotel Emerald, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 6 shtator 2022

- Përfaqësues të Universitetit Zug nga Zvicra vizitojnë shkollën 'Selami Hallaqi' në Gjilan. (Objekti i shkollës, ora 9:15)

- Qendra për Ndihmë Juridike dhe Zhvillim Regjional, Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike organizojnë fushatën vetëdijësuese kundër dhunës në familje. (Sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, ora 10:00)

- Mbahet seanca e radhës gjyqësore në rastin e padisë së qytetarit me aftësi të kufizuar, Faruk Kukaj ndaj komunës së Prishtinës, për diskriminim në qasje. (Gjykata Themelore e Prishtinës, salla -319, ora 10:30)

- Komuna e Klinës në bashkëpunim me Rrjetin e Grave të Kosovës hapin ekspozitën “Dhuna nuk fshehet brenda mureve”. (Te Jehona e Dukagjinit në Klinë, ora 10:00)

- Me rastin e 23 vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës do të organizohet ceremoni  në të cilën do të marrin pjesë personalitete të larta shtetërore, kori diplomatik, përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare. (Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës, ora 11:00)

- Përfaqësues të Universitetit Zug nga Zvicra takohen me kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni. (Zyra e kryetarit Hyseni, ora 11:30)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së, ora 13:00)

- Në kuadër të ciklit të vizitave në komunat e vendit, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu viziton komunën e Mamushës ku do të pritet në takim nga kryetari i komunës së Mamushës, Abdülhadi Krasniç. (Zyra e kryetarit të komunës, ora 13:45)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu viziton Qendrën për fuqizimin e grave mbështetur nga UN Women dhe Instituti “Junus Emre” në Mamushë. (Gjimnazi Ataturk, ora 15:20)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu do ta vizitoj fabrikën e prodhimit të thasëve NTP Birlik. (rruga "Asker" në Mamushë, ora 16:10) 

Ngjarjet e datës 5 shtator 2022

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bëjnë homazhe te shtatorja e Nënë Terezë në Prishtinë. (Sheshi Nëna Terezë, ora 8:30)

- Presidentja Osmani bashkë me Kryeministrin Kurti, vizitojnë Shtëpinë Muze të Nënë Terezës në Prizren. (Prizren, ora 9:30)

- Prokuroria Themelore në Prishtinë, do të mbajë sot konferencë për media lidhur me veprimet konkrete të kësaj prokurorie në rastin e 11 vjeçares. (Objekti i Prokurorit të Shtetit dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës në Prishtinë, kati i tretë, salla e takimeve të KPK-së, ora 9:30_

- Këshilli Qendor Grevist i SBASHK-ut të shoqëruar nga Këshilli Qendor Grevist i BSPK-së do te vizitojnë shkollën fillore e të mesme të ulët "Ismail Qemali" në Prishtinë. (Shkolla e Ismail Qemajli, ora 10:10)

- Zëvendëskryeministri për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, i shoqëruar nga ministrja e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, vizitojnë Luginën e Preshevës me ç'rast do të takohet me Këshillin Kombëtar Shqiptar. (Preshevë, ora 10:30)

- Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) mban konferenë për medie, lidhur me deklaratat e kryeministrit Kurti dhe të ministres së Drejtesisë për punën e sistemit gjyqësor. (Ndërtesa e KGjK-së, Rr. “Luan Haradinaj”, ora 10:30)

- Përfaqësues të Universitetit Zug nga Zvicra vizitojnë Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ku do të takohen me rektorin Bajram Kosumu. (Objekit i Universitit të Gjilanit, ora 10:30)

- Zëvendëskryeministri për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, i shoqëruar nga ministrja e Ministrisë së Arsimit, Arbërie Nagavci takohen me Deputetin Shaip Kamberi. (Preshevë, ora 11:15)  

- Zëvendëskryeministri për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, i shoqëruar nga ministrja e Ministrisë së Arsimit, Arbërie Nagavci takohen me krerët e Komunës së Bujanocit. (Bujanoc, ora 12:00)

- Kolektivi për Mendim dhe Veprim Femnist, YIHR KS, CEL, QIKA, QIPS dhe QKSGj vazhdojnë protesten kundër dhunës ndaj vajzave. (Para ndërtesës së Qeverisë, ora 12:00)

- Zëvendëskryeministri për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, i shoqëruar nga ministrja e Ministrisë së Arsimit, Arbërie Nagavci vizitojnë Shkollën Fillore ‘’Muharrem Kadriu’’ në Tërnoc. (Tërnoc ora 12:45)

- Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve nga Shkupi në bashkëpunim me revistën "Drita" organizon Ekspozitën me titull “E kam në zemër popullin tem shqiptar”. (Hapësirat e Bogdanopolisit në Katedralen e Kosovës, ora 13:00)

- Biblioteka Kombëtare e Kosovës mban ceremoninë e hapjes së Javës së Bibliotekës në Kosovë. (Biblioteka Kombëtare, ora 13:30)

- Zëvendëskryeministri për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, i shoqëruar nga ministrja e Ministrisë së Arsimit, Arbërie Nagavci vizitojnë Shkollën Fillore ‘’Ibrahim Kelmendi’’ në Preshevë. (Preshevë, ora 14:50)

- Zëvendëskryeministri për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, i shoqëruar nga ministrja e Ministrisë së Arsimit, Arbërie Nagavci mbajnë një Drekë Pune me liderët politik të Preshevës. (Preshevë, ora 15:00)

- Me rastin e "Ditëve të Nënë Terezës", në , në një ceremoni të veçantë, në Kabinetin e Presidentes Osmani mbahet ceremonia e dekorimit të disa personaliteteve të shquara me medaljen për humanizëm “Nënë Tereza”. (Kabineti i Presidentes, ora 15:00)

- Në shënim të 25 vjetorit të shkuarjes në amshim të Shën Nënë Terezës, si pjesë e agjendës shtetërore të “Ditëve të Nënë Terezës” organizojn hapjen e ekspozitës kushtuar Shën Nënë Terezës. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 17:00)

- Zëvendëskryeministri për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, i shoqëruar nga ministrja e Ministrisë së Arsimit, Arbërie Nagavci takohen me Shoqata, Biznese dhe Personalitete të Shquara. (Hotel Rozafa në Bujanoc, ora 17:30)

 

Ngjarjet e datës 4 shtator 2022

- Në kuadër të Hardh Fest mbahet aktivitet për pastrimin e Konakut. (N’Konak të Rahovecit, tek shtëpia e verës, ora 9:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, mbajnë konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

- Vazhdon dita e tretë e Panairit të rrushit, verës, rakisë dhe gastronomisë dhe mbahet Hardh Bike Tour në rrugët fushore. (Rahovec, ora 10:00)

- Mbahet Hardh Fest - aktiviteti ku turistët do të kenë mundësi të përjetojnë një ditë pune në vjeljen e rrushit. (Rahovec, ora 11:00)

- Hardh Fest organizon Orën Poetike 'Xhevdet Bajraj'. (Muzeu i Qyteti të Rahovecit, ora 17:00)

- Hardh Expo hap ekspozitën me punime të Hardh Kids, piktura dhe keramika me temë të trashëgimisë kulturore. (Rahovec, ora 19:00)

 

Ngjarjet e datës 3 shtator 2022

- Vazhdon dita e dytë e Panairit të rrushit, verës, rakisë dhe gastronomisë. (Rahovec, ora 10:00)

- Në kuadër të Hardh Fest mbahet Harth mini maratona dhe Hardh treni tour. (Rahovec, ora 10:00)

- Mbahet Hardh Kids n'Konak me pikturim dhe punë me argjile dhe temën 'Trashëgimia Kultrore'. (N’Konak të Rahovecit, tek shtëpia e verës, ora 12:00)

- Mbahen garat në shtrydhjen e rrushit. (N’Konak të Rahovecit, tek shtëpia e verës, ora 13:00)

- Mbahet demonstrimi i pjekjes së rakisë rretha Kazanit. (Rahovec, ora 16:00)

- Mbahet koncerti i bendit indian The Tapi Project në bashkëpunim me Ansamblin Eksperimental të Lumbardhit. (Kino Bahçe në Prizren, ora 21:00)

 

Ngjarjet e datës 2 shtator 2022

- Me sloganin “Ca kokrra rrushi”, mbahet edicioni i 20 i festës së vjeljes së rrushit – Hardh Fest. (N’Konak të Rahovecit, tek shtëpia e verës, ora 10:00)

- Në kuadër të Hardh Fest mbahet Hard Talk me temë 'Brendimi i një vendi me potencial turistik dhe trashëgimia kulturore. (Kuvendi Komunal i Rahovecit, ora 10:00)

- Hapet Panairi i rrushit, verës, rakisë dhe gastronomisë. (Rahovec, ora 12:45)

- Në shënim të 25 vjetorit të shkuarjes në amshim të Shën Nënë Terezës, si pjesë e agjendës shtetërore të “Ditëve të Nënë Terezës”, mbahet tryeza ku do të diskutohet mbi figurën e Shën Nënë Terezës. (Muzeu Kombëtar të Kosovës, ora 14:00)

 

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, do të pres në takim përfaqësuesit e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 1 shtator 2022

- Këshilli Qendor Grevist i SBASHK-ut, shoqëruar nga Këshilli Qendor Grevist i BSPK-së do të vizitojë shkollën e mesme teknike "28 Nentori" në Prishtinë. (Objekti i shkollës '28 Nentori', ora 9:30)

- Rrjeti i Grave të Kosovës organizon hapjen e ekspozitës “Dhuna nuk fshehet brenda mureve”. (Te sheshi përballë Kuvendit Komunal në Ferizaj, ora 10:00)

- Ministret e Arsimit të Kosovës dhe të Shqipërisë, Arbërie Nagavci dhe Evis Kushi përurojnë Abetaren e përbashkët Kosovë - Shqipëri, me të cilën nga ky vit shkollor do të mësojnë të gjithë fëmijët shqiptarë kudo që jetojnë. (Amfiteatri i parkut “Ali Podrimja” në Gjakovë, ora 10:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku viziton komunë e Vushtrrisë, ku do të takohet me kryetarin Ferit Idriz. (Objekti i Komunës, ora 10:00)

 - Këshilli Qendor Grevist i SBASHK-ut, shoqëruar nga Këshilli Qendor Grevist i BSPK-së do të vizitojë çerdhen "Lulevera" në Prishtinë. (Objekti i çerdhës 'Lulevera', ora 10:10)

- Këshilli Qendor Grevist i SBASHK-ut, shoqëruar nga Këshilli Qendor Grevist i BSPK-së do të vizitojë shkollen fillore "Naim Frasheri" në Prishtinë. (Objekti i shkollës 'Naim Frasheri', ora 11:00)

- Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 13:00)

  - Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së, ora 14:00)

- Komuna e Vushtrrisë mban akademi përkujtimore për nder të Ditës së Dëshmorëve të kësaj komune. (Shtëpia e Kulturës “Hasan Prishtina” në Vushtrri, ora 16:00)
 

Ngjarjet e datës 31 gusht 2022

- Instituti D4D mban tryezën me titullin “Ndikimi lajmeve të publikuara nga portalet dhe rrjetet sociale në jetën e qytetarëve”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknoligjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, do të mbajë konferencë për medie, ku do të flasë për përgatitjet e bëra për fillimin e vitit të ri shkollor 2022-2023. (Ndërtesa e MAShTI, ora 11:00)

- Bëhet përurimi i punimeve rreth Lumit Silnica, investim i Ministrisë së Zhvillimit dhe komunës së Vushtrrisë. (Vushtrri, ora 11:30)

- Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist në bashkëpunim me organizatat e shoqërisë civile QKSGj, YIHR, QIPS, QIKA dhe CEL Kosovo organizon protestë për të kërkuar mbrojtje dhe siguri nga shteti për vajzat dhe gratë. (Sheshi "Zahir Pajaziti",  ora 12:00)

- Administrata Tatimore e Kosovës sot mban konferencë për media, në të cilën do të flas rreth aktiviteteve dhe gjetjeve në teren për veprimtarin gastronomi/hoteleri, këngëtar, si dhe sallonet e bukurisë në sezonin e verës. (Holli i katit të IV, zyra qendrore e ATK-së, ora 14:00)

- Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës mban konferencë për media. (Zyret e SBASHK-ut, ora 14:30)

- Lista “Guxo” themelon degën e partisë në Prishtinë. (Hotel Sirius, ora 17:30)

Ngjarjet e datës 30 gusht 2022

- USAID-i mban takim prezantues me organizatat e shoqërisë civile dhe mediet. (Ish-zyra e Ambasadës Amerikane, ora 10:00)

- Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj mban konferencë të jashtëzakonshme për medie. (Selia e BSPK-së, ora 10:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani -  Sadriu, bëjnë homazhe te përmendorja dedikuar personave të zhdukur. (Para ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës, ora 10:30)

- Në Ditën Ndërkombëtare e Zhdukjeve të Dhunshme, YIHR KS organizon aksionin rrugor “Dera e Pritjes”, për të përkujtuar viktimat dhe për të kërkuar drejtësi dhe zbardhjen e fatit të 1621 të zhdukurve dhunshëm. (Sheshi “Skënderbeu”, ora 12:00)

- Me rastin e shënimit të ditës Ndërkombëtare së të pagjeturve, Kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama ka siguruar një hapësirë e cila do të shërbejë për nevojat e Shoqatës së të pagjeturve të Kosovës ku edhe zyrtarisht i dhuron çelësin e zyrës, Kryetarit të Shoqatës së të pa Gjeturve të Kosovës. (Objekti i vjetër i Komunës, ora 13:00)

- Partia Social Demokrate do të mbajë aktivitet pranë Teatrit Kombëtar. (Panë sheshit "Skënderbeu", ora 13:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të të zhdukurve me dhunë. (Amfiteatri i ri i Bibliotekës Universitare, ora 13:30)
 
- Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë (FDHK) prezanton publikimin “Memorializimi, roli dhe rëndësia e tij në ballafaqimin me të kaluarën”. Pas prezantimit do të pasojë një debat rreth kulturës së memorializimit në Kosovë dhe rajon. (Qendra e Dokumentimit, biblioteka “Hivzi Sylejmani”, ora 14:00)
 

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takohet me liderët e opozitës parlamentare. (Kuvendi i Republikës së Kosovës, salla 301, ora 15:00)

Ngjarjet e datës 29 gusht 2022

 - Qendra Mediale në Çagllavicë organizon debatin me temën “Marrëveshja për lirinë e lëvizjes”. Pjesëmarrës në panel do të jenë Momčilo Trajković, kryetar i Forumit kombëtar serb etj. (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 13:00)

 

- Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati mban konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës, sala P32, ora 14:00) 

- Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi të Komunës së Rahovecit mban mbledhje në të cilën do të diskutojë rreth prishjes se qetësisë publike nga lokalet e natës dhe personat e pa përgjegjshëm si dhe tema tjera. (Kuvendi Komunal i Rahovecit, ora 15:00)

- Mbahet koncerti i Gospelchor am Münster nga Zvicra me dirigjent Oliver Rudin dhe Siparantum Choir me dirigjent Memli Kelmendi. (Kinema "Jusuf Gërvalla" në Pejë, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 28 gusht 2022

- Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, mban konferencë për media në lidhje me rrjedhën e Programit për Pagesa Direkte / Subvencione 2022. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:00)
 

Ngjarjet e datës 26 gusht 2022

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-së, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së, ora 12:00)

- Ipeshkvia e Kosovës organizon Akademi Solemne në ditëlindjen e Shën Nënë Terezës. (Qendra “Bogdani Polis”, Katedralja Shën Nënë Tereza, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 25 gusht 2022

- Në ditën e parë të Grevës së Përgjithshme, Anëtarët e Këshillit Grevist të BSPK-së të shoqëruar nga Anëtarët e Këshillave Greviste të Federatave Sindikale do të vizitojnë Çerdhen “Yllkat” në Prishtinë. (Objekti i Çerdhes, ora 10:00)

- Klubi i Basketbollit Sigal Prishtina mban konferencë të jashtëzakonshme për media! (Klubi Sigal Prishtina, ora 11:00)

- Anëtarët e Këshillit Grevist të BSPK-së të shoqëruar nga Anëtarët e Këshillave Greviste të Federatave Sindikale  vizitojnë grevistët e Administratës Komunale në Komunën e Prishtinës. (Komuna e Prishtinës, ora 11:00)
 

Ngjarjet e datës 24 gusht 2022

- Qeveria e Republikës së Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

- Këshilli Organizativ i festës së vjeljes së rrushit “Hardh Fest 2022” mban konferencë për medie në të cilën do të shpaloset në detaje programi i festivalit, emrat e artistëve që do të performojnë gjatë tri ditëve në Rahovec. (Rockuzinë në lagjen Arbëria, ora 10:30)

- Filharmonia e Kosovës organizon mbledhje komemorative në kujtim të kolegut dhe kornistit, Bledar Bujupi. (Në Atelienë e Pallatit të Rinisë dhe Sportit, ora 11:00)

- Galeria Kombëtare e Kosovës organizon konferencë për media për edicionit e katërmbëdhjetë të Ekspozitës Ndërkombëtare “Çmimi Muslim Mulliqi” më ç'rast kuratorët, Christian Mosar nga Luksemburgu, Raimund Stecker nga Dusseldorf do ta shpalosin edhe konceptin kuratorial po ashtu edhe prurjet e autorve eminent qe do te ftohen nga arena nderkombëtare. (Galeria Kombëtare e Kosovës, ora 12:00)

- Në nder të shënimit të 31-vjetorit të Pavarësisë së Ukrainës, gazetaret ukrainase të strehuara përkohësisht në Kosovë, do të mbajnë një aksion simbolik që ka për qëllim të nderojë popullin ukrainas për rezistencën e treguar në më shumë se 80 ditë për të mbrojtur qytetin e Mariupolit. (Sheshi Nënë Tereza, ora 14:00)

 

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe njëherësh të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:00 - Mediat mund të marrin pamje në oborrin e ndërtesës së Qeverisë)​
 

Ngjarjet e datës 23 gusht 2022

 - Instituti Demokratik i Kosovës organizon konferencën për media në kuadër të së cilës do të publikohet analiza me titull “Dialogu Kosovë-Serbi: Një hap para, tre hapa mbrapa”. (Zyret e KDI-së, ora 10:30)

- Komunat dorëzojnë padi kundër Ministrisë së Arsimit dhe Ministrisë së Shëndetësisë. (Pallati i Drejtësisë, Gjykata Themelore, ora 10:30)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së, ora 11:00)

 

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, pret në takim të dërguarin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor të SHBA-së, Gabriel Escobar. (Kabineti i Presidentes; ora 16:30 - Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

Ngjarjet e datës 22 gusht 2022

- Komuna e Rahovecit organizon konsultim publik për Programin Trevjeçar për banim social. (Salla e mbledhjeve në Kuvendin Komunal të Rahovecit, ora 10:00)

- Shoqata "Miqtë e Amerikës" feston ditëlindjes së 76 të Presidentit Clinton si dhe përuron këndin amerikan në shkollën fillore 'Xhavit Ahmeti'. (Objekti i i shkollës "Xhavit Ahmeti" në Lagjen e Vreshtave në Prishtinë, ora 12:00) 

Ngjarjet e datës 20 gusht 2022

- Ministrja e Arsimit, Shkencës,Teknologjisë dhe Inovacionit organizon konferencë për media në lidhje me përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor 2022/2023 dhe zhvillimet e përgjithshme në arsim. (Ndërtesa e MASHT, ora 12:00)
 

Ngjarjet e datës 19 gusht 2022

- Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Shoqatën Bamirëse “Jetimat e Ballkanit” për ndërtimin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë. (Hotel Palace në Mitrovicë, ora 10:00)

= Mbahet ceremonia solemne e vënies se gurthemelit të ndërtesës së re të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr.Nexhat Çuni” tek ish objekti i KRU “Mitrovica”. (Rruga “Bislim Bajgora” Mitrovicë, ora 12:00)


Ngjarjet e datës 18 gusht 2022

 - Mbahet seanca në rastin e falsifikimit të tenderit 800 mijë euro për rinovimin e objektit të PSRK-së ndaj të akuzuarit Tahir Sopa, përfaqësues i firmave “NBT ING SHPK” dhe “NPN Bajramaj”. (Pallati i Drejtësisë, ora 9:30)

- Komuna e Rahovecit mbant dëgjimi publik për buxhetin e vitit 2023 më bashkësit lokale, lagjet urbane dhe përfaqesues të shkollave. (Shtëpia e Kulturës 'Mensur Zyberaj' në Rahovec, ora 10:00)

- Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës mban konferencë për media e cila ndërlidhet me shpalljen e grevës së përgjithshme. (Zyrat e BSPK-së, ora 13:00)

- Fondacioni Shtatëmbëdhjetë organizon hapjen e programit Rezidenca 17. (Shtëpia e Hivzi Sulejmanit në lagjen Taslixhe, ora 18:00)


Ngjarjet e datës 16 gusht 2022

- Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal organizon debatin publik për të prezantuar dhe diskutuar rreth draft Strategjisë Kombëtare dhe Planit të Veprimit për Menaxhimin dhe Kontrollin e Qenve me dhe pa Pronar 2022-2028. (Amfiteatri i Qeverisë në ish ndërtesen e Rilindjes, ora 9:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, do të takojë Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. (Kuvendi i Kosovës, Salla N204, ora 9:00 - Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Komuna e Rahovecit organizon degjim publik me biznese dhe grupe te interesit për buxhetin e vitit 2023 dhe Kornizës Afatmesme Buxhetore për vitet 2024-2025. (Salla e Kuvendit Komunal, ora 11:00)
 

 

Ngjarjet e datës 15 gusht 2022

 - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu  pret me ceremonitë më të larta shtetërore, me rastin e fillimit të mandatit të tij, presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. (Sheshi “Ibrahim Rugova”, ora 10:00 - Mediat duhet të jenë në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës më së voni në ora 9:15)

- Komuna e Rahovecit organizon dëgjim publik me organizatat jo qeveritare për buxhetin e vitit 2023 dhe Kornizës Afatmesme Buxhetore për vitet 2024-2025. (Salla e Kuvendit Komunal, ora 10:00)

- Fakulteti i Filologjisë i Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina" organizon ceremoninë solemne të hapjes së punimeve të Seminarit XL Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare. (Amfiteatri i Bibliotekës Qendrore Universitare, ora 11:00).

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. (Kabineti i kryetarit, ora 12:15 - Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pret në takim presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni pret sot në takim ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ku më pas do të ketë prononcim për media në Zyrën e Kryetarit. (Gjilan, ora 15:00)

- Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj zhvillon homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova. (Velani, ora 15:45)

- Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj zhvillon homazhe te varrezat e Familjes Jashari. (Kompleksi Memorial  në Prekaz, ora 16:35)

- Në kuadër të Akademisë Verore ‘’Arbën Xhaferi"  mbahet akademi përkujtimore për jetën dhe veprën e Arbën Xhaferit. (Pallati i Kulturës, "Hasan Prishtina", ora 19:30)

Ngjarjet e datës 13 gusht 2022

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së, ora 12:00)

- Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunë së Gjilanit, Alban Hyseni do të bëhet rivarrimi i dëshmorit, Enver Pacolli nga varrezat civile në Hajvali në varrezat e dëshmorëve në Gjilan, për nder të ditëlindjes së tij. (Varrezat e dëshmorëve në Gjilan, ora 12:00)
 
- Mbahet dita e dytë e festivalit “Mal Fest” në Malishevë i cili synon të jetë tradicional dhe objektiv e ka rininë dhe mërgatën e Komunës së Malishevës. (Parku i qytetit në Malishevë, ora 19:00)

- - Në kuadër të Akademisë Verore ‘’Arbën Xhaferi" behët promovimi i librit "Teknologjia e Lajmit" e autort Zylyftar Bregu ku i pranishëm do të jetë edhe kryetari i Komunës së Vushtrrisë Ferit Idrizi poashtu Ambasadori i Shqipërisë, Qemal Minxhozi. (Kalaja e Vjetër e Vushtrrisë, ora 19:30) 

Ngjarjet e datës 12 gusht 2022

 - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, vizitojnë Doganën e Kosovës. (Drejtoria e Doganës, ora 8:30)

- Kuvendi nëpërmjet Grupit të Deputetëve të Rinj shënon Ditën Ndërkombëtare të Rinisë. (Salla plenare, ora 10:00)

- Komuna e Rahovecit organizon takimet B2B në kuadër të aktiviteteve të Muajit të Mërgimtarëve. (Restaurant Ura e Shenjtë, ora 10:00)

- Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë ((YIHR KS) shënon Ditën Ndërkombëtare të Rinisë me një aksion rrugor me slloganin “Kur bohet mirë?!” (Sheshi “Nënë Tereza”, ora 12:00)

- Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, mban konferencë për medie në lidhje me rastin e vdekjes së aktivistit të VV-së, Astrit Dehari. (Zyrat e Tomë Gashit, mbi Kino ABC, ora 12:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, vizitojnë kompaninë “Rroni Fer” Sh.P.K. (Magjistralja Gjakovë-Prizren_kilometri i dytë, Objekti i ish-ndërmarrjes “Metaliku”, Gjakovë, ora 14:30)

- Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtime organizon Festivalin e Rinisë për nder të Ditës së Rinisë. (Lagjja Taukbashqe, ora 18:00)

- Mbahet edicioni i parë i festivalit “MAL FEST”, i cili synon të jetë tradicional dhe objektiv e ka rininë dhe mërgatën e Komunës së Malishevës. Festivali organizohet nga Komuna e Malishevës në bashkëpunim me  organizatën “Values for Better Future”.(parku i qytetit në Malishevë, ora 19:00)

- Në kuadër të Akademisë Verore ‘’Arbën Xhaferi"  mbahet panel diskutimi me deputetët e rinjë të Kuvendit të Kosovës lidhur me rolin dhe rëndesin e të rinjëve në politikë. (Akademia për Siguri Publike të Kosovës, ora 19:30)
 

Ngjarjet e datës 11 gusht 2022

- Handikos organizon ceremoninë e shpërndarjes së 70 karrocave për personat me aftësi të kufizuara, donacion nga Izraeli, ku do të marrin pjesë ambasadorja e Izraelit, znj. Tammy Ziv, ministrja e Ministrisë për Punë të Jashtme dhe Diasporë,  znj. Donika Gërvalla dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. (Qendra e Resurseve për Personat me Aftësi të Kufizuara Adresa: Veternik, ora 10:00)

- Grupi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës mban konferencë për media. (Selia qendrore e Vetëvendosjes, ora 11:00)

- Në qytetin e Vushtrrisë organizohet Akademia Verore "Arbën Xhaferi‘’ edicioni i II-të. (Kalaja e Vjetër të Vushtrrisë, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 10 gusht 2022

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00) 

- Agjencia Kosovare e Privatizimit mban ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes Likuidimit SHAL 57. (Hoteli Grand, ora 12:30)

Ngjarjet e datës 9 gusht 2022

- Lëvizja FOL organizon konferencë për media me ç’ rast do të publikoj gjetjet nga monitorimi i realizimit të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë për periudhën janar- qershor 2022. (Zyret e Lëvizjes FOL, ora 11:00)

- Zëvendëskryeministrja për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilija Redžepi, mban takimin me temën “Arsimi i komuniteteve joshumicë në Republikën e Kosovës”, me pjesëmarrjen e të gjithë përfaqësuesve relevant të institucioneve. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:00)

- Hapet ekspozita “Ekonomia e Gruas në tregun e punës” e cil paraqet veprat e artistëve të Bosnjës dhe Hercegovinës të cilët në mënyra të ndryshme trajtojnë format e padukshme/të neglizhuara/të panjohura të punës. (Mini Studio në Rr. Nazim Gafurri 25, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 8 gusht 2022

 - Universiteti i Biznesit dhe Teknologjisë mban konferencën e Akademikëve të Diasporës. (Parku Shkencor Inovativ i UBT-së në Lipjan, ora 9:00)

- Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje! në Prishtinë mban konferencë për media. (Pallati i Drejtësisë, objekti A, ora 11:30)

- Grupi Parlmentar i Lëvizjes Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Holli i Kuvendit. ora 14:00)

- Fondacioni Lumbardhi hap ekspozitën " Çka nëse historia do të na përkiste neve?" të kuruar nga Kumjana Novakova. (Shtëpia e Shani Efendiut në Prizren, ora 20:00)

- Dokufest dhe Lumbardhi organizojnë koncertin e Hercules & Love Affair. (Kino Bahçe!, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 6 gusht 2022

- Me rastin e 12 vjetorit të ndarjes nga jeta të veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare Sabit Veseli behën Homazhe pranë varrit të tij. (Fshati Broboniq, ora 11:00)

- Nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, organizohet aktivitet përkujtimor me rastin e 12 vjetorit të ndarjes nga jeta të veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare Sabit Veseli. (Qendra e Kulturës “Rexhep Mitrovica” në Mitrovicë, ora 12:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së, ora 13:00)

- DOKU.TECH prezanton programin e tij në kuadër të Festivalit të Filmit, Dokufest. (Parku i Trajnimit dhe Inovacionit në Prizren, ora 13:00)

- Posta e Kosovës promovon Pullën Postare “Dua Lipa” ku do të merr pjesë edhe vet Dua Lipa. (Swiss Diamond, ora 15:00 - pas orës 14:45 nuk lejohet hyrja)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)