Ngjarjet e datës 1 prill 2022
- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti para Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)- Oda e Afarizmit të Kosovës së bashku me biznesin anëtarë “Relux” organizojnë ceremoninë e eksportit të 11 kamionëve të ngjyrave dhe fasadës, të gjitha këto prodhime vendore. (Objekti i fabrikës Relux në Qagllavicë, ora 10:00)
- Organizata për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet, Çohu! mban tryezën “Degradimi i vazhdueshëm mjedisor”, me temat: Përfundimi i “jetëgjatësisë” së deponive të mbeturinave – rreziku nga deponia e Mirashit; dështimi i institucioneve shtetërore për t’i mbrojtur lumenjtë dhe lidhjet politike të gurthyesve me politikën. (Hotel Sirius, ora 10:00)
- Mbahet ceremonia e përurimit të librave "Dhe unë jam njeri" e Lulëzm Krasniqit dhe "Njeriu i lartësive" i Gëzim Saraçit. (Biboteka Kombëtare, ora 11:00)
- Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi raporton para Komisionit për Integrim Evropian lidhur me Programin Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit 2022-2026. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 11:00)
- Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama do të vizitojë njërën nga 18 pikat e reja ushqyese për qenve endacak, e që numrin e këtyre pikave e ngritë në 23. (Parku Universitar, në mes të "Kishës Ortodokse Serbe” dhe Fakultetit të Edukimit, ora 16:00)
- Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë organizon ceremoninë e hapjes së ndërmarrjes së parë gjermano-kosovare “KICK Engineering & Manufacturing Kosovo” në kuadër të Zhvillimit të Bizneseve Gjermano-Kosovare në Kosovë, që do të mundësojë themelimin e parkut të biznesit gjerman në fushën e inxhinierisë mekanike në Kosovë. (Hotel Garden, 18:30)